TIRANE-Lidhja intime për pak u ka marrë jetën dy të miturve. Babai ka tentuar të vrasë të bijën 14 vjeç dhe të dashurin e saj 15 vjeç pasi zbuloi lidhjen dashurore, por fatmirësisht ngjarja kriminale u parandalua në kohë dhe në pranga ka rënë 43-vjeçari.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë bënë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Genc L., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar, kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A. dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: Një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë. (pa leje organeve kopetente)
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Kanosja", parashikuar nga Neni 280 dhe 84 të Kodit Penal.
(d.bl.q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com