Nëse do të rilindnit edhe njëherë, diku në botë, si një person me aftësi, talent dhe nivel mesatar të ardhurash, ju me siguri që do të dëshironit të ishit një “Viking”. Vendet Nordike qëndrojnë në majë tëçdo klasifikimi, nga konkurrueshmëria ekonomike deri tek çështjet sociale apo indeksi që mat nivelin e lumturisë. Këto vende kanë shmangur si “sklerozën” ekonomike të Europes Jugore, ashtu edhe pabarazinë ekstreme Amerikane (polarizimin social). Kështu do e fillonte “The economist” një analizë rreth supermodelit ekonomik që po aplikojnë vendet skandinave, duke ju bërë apel politikanëve të majtë dhe të djathtë të Europës të mësojnë nga vendet Nordike.
 
Sikursedihet, nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara në botë, sistemet politike dhe ekonomike janënë thelb të ndërlidhura ndërmjet tyre.Në një shoqëri kapitaliste; tregjet politike influencojnë tregjet ekonomike, dhe nga ana tjetër, tregjet ekonomike ndikojnë ndjeshëm tregjet politike.Produktet e gjeneruara nga tregjet politike përcaktojnë drejtpërdrejt ligjet që qeverisin apo drejtojnëtregjet ekonomike të një vendi, dhe kështu në mënyrë indirekte ndikojnë në rezultatet e pritshme tëtyre.
 
Çdo sistem politik mund të përballet me njëkonkurrencëmes atyre që ushtrojnë pushtetin e tyre nëtregjet politike dhe atyre që bëjnë këtë gjënë tregjet ekonomike. Fuqia relative e aktorëve do të ndikojë duke anuarnga korniza e tregut; direkt nga fuqizimi i aktorëve politikë dhe tërthorazi nga aktorë të fuqishëm ekonomik që ndikojnë të mëparëshmit.
 
DikurKarl Marks mendonte se tregjet liberale do të dominoheshin nga kapitalistët (d.m.th., aktorë të fuqishëm ekonomik) dhe kjo do të çontegjithashtu në dominimin e sistemit politik.Ka pasur një vërtetësi për këtë gjënëkohën që ai shkroi, gjë e cila me siguri qëmund të ndodhë ende sot, por kjo nuk është një rezultati nevojshëmsiç edhe supozohet.
Tendenca e sotme e kapitalizmit për të prodhuar rritje gjithnjë e më të madhe tëpabarazisë (siç u cilësua më lart pabarazia ekstreme Amerikane, ose polarizimi social) dhe eventualisht me kalimin e kohës njëoligarki është gjithnjë e pranishme, por kjo është një tendencë, e cila mund të mbahet nën kontroll, sigurisht nëse këto kontrolle janë vazhdimisht subjekt i prirjes për të sfiduar të ashtuquajturën oligarki.
 
Kur vjen puna për të mbajtur nënkontroll këtë tendencë drejt pabarazisë ekonomike gjithnjë në rritje, duke ruajtur gjithashtu një sistem legjitim politik, patjetër qëdemokraciaka avantazhet e veta, duke qenë se bazohet në qeverisjen epopullit nga populli.
 
Megjithatë, edhe legjislaturat e zgjedhura në mënyrë demokratike janë të papërsosura, për shembull, një shumicë prej 51% mund të jetë e mjaftueshme për t’i imponuar vullnetin e sajpakicës, pa shumë kompromis. Për më tepër, legjislaturat, megjithëse demokratike nga natyra, ende mund të jenë të ndjeshme ndaj ndikimevetëinteresave private materialiste (si në rastin e SHBA, si historikisht,ashtu edhesot), një legjislaturë që është e dominuar nga shqetësimet për interesat financiare të ligjvënësve mund të pritet që të nxjerrë ligje për interesa të veçanta dhejo për interesat e popullit në përgjithësi.
 
Ashtu sikurse predikonteAbraham Lincolnduke nënkuptuar në Gettysburg,një qeveri nga popullinuk ka garanci se është një qeveri për popullin. Për kornizat e tregut të një shoqërie kapitaliste, për të balancuar sa më mirëkostot dhe përfitimet sociale, tregjet legjislative duhet të arrijnë rezultate që janë njëkohësisht;nga njerëzit dhe për njerëzit. Kështu kemi të bëjmë me një lidhje vendimtare midis sistemeve ekonomike dhepolitike, apo midis kapitalizmit dhe demokracisë. Udhëheqësit politikë që punojnë nëpër institucione politike të legjislativit janë përgjegjës për formimin einstitucionevetë kapitalizmit, të tilla që tregjet të funksionojnë për popullin dhe vetëm për popullin.
 
Është qeveria dhe institucionet e saj, dhe jo aktorët ekonomik privatë, që krijojnë, dhe në fund të fundit zbatojnë ligjet dhe rregulloret që janëudhëzues tëprodhimit dhe tregtisë. Duke qenë se të drejtat e pronësisë janë konstrukte shoqërore dhe jo dhurata të natyrës, këto të drejta duhet të marrin në konsideratë kostot dhe përfitimetsociale, nëse ata themelohen përmes një procesi politik që është gjerësisht përfaqësues i vetë shoqërisë, p.sh., një demokraci me një klasë të mesme të fortë, gjë e cila do të ishte ideale për Shqipërinë.

Kapitalizmi përgjithësishtka tri mekanizma të mëdha koordinuese. Dy prej tyre varen nga manovrime të njeriut, ndërsa dora e padukshme e mekanizmit tëpërcaktimit tëçmimitfunksionon vetëautomatikisht. Një prej duarve të dukshme i takon qeverisë, e cila udhëzon sistemin, qoftë shprehimisht apo jo.Dora tjetër e dukshme i takon menaxhimit të bizneseve, dhe veçanërisht kompanive të mëdha.
Ndryshe nga qeveria, dora e dukshme e menaxhimit të kompanive mund tëkoordinojë rrjedhën e produkteve dhe transaksioneve financiare mbi një bazë të gjerënevojash.
 
Si një "dorë e dukshme", qeveria ka dy mënyrapër të ndërhyrë në një ekonomi, direkte dhe indirekte.Mënyra indirekte e ndërhyrjes ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe operimin e kornizave institucionale që menaxhojnë të gjitha tregjet. Kjo është thelbësore dhe jo opsionale për funksionimin e një sistemi kapitalist. Roli i drejtpërdrejtë është më shumë opsional, për shembull në zotërimin, menaxhimin dhe kontrollin e ndërmarrjeve publike.
 
Qeveria gjithashtu ka dy role mjaft të ndryshme për të luajtur në një ekonomi kapitaliste: (a) si një administrator dhe, (b) si një novator. Administrata shtetërore merr pjesën më të madhe të përgjegjësisë për rolin administrativ, ndërsa liderët politik duhet të marrin përsipër përgjegjësinë jo vetëm për zgjedhjen e personelitkyç administrativ, duke bërë funksionaleadministratën, por edhe për njohjen e nevojave për risi sipërmarrëse në institucione, dhe për arritjen e këtyretë fundit në kohën e duhur.
 
Nëse veprimtaria individualefokusohetnë shtimine asaj që është e mirë për shoqërinë, atëherë funksionet rregullatore dhe funksionet e tjera institucionale të qeverisë(që ajo ndërmerr në rolin e saj si sipërmarrëse), duhet të garantojnënjëkornizëtë drejtë tregu, si dhe sigurimin e të drejtave të pronësisësë aktorëve ekonomikë. Ndërsa konkretisht,vështirë se gjendet njëformë "e drejtë" e qeverisjes, në shoqëritë demokratike, të paktën, është e arsyeshme të përcaktohet termiqeverisje "e drejtë" si masanë të cilën tregjet ekonomike konsiderojnëkostot dhe përfitimet sociale. Arritja e kësaj varet në masë të madhe nga ajo sesa mirë tregjet politike të sistemit të qeverisjes reflektojnë interesat shoqërore.
 
Forcat e tregut,të vetme nuk mund të arrijnë këto qëllime. Një prej parimeve të kapitalizmit është se tregjet kanë tendencë të jenë tëvetë-korrigjueshme; Oferta e tepërt çon në një rënie të çmimit dhe në një reduktim të furnizimit. Megjithatë, kornizat e tregut nuk janë të vetë-korrigjueshme. Kornizat e tregut nuk kanë asnjë mënyrë për të korrigjuar mos-perfeksionimine tyre, siç është p.sh, për-çmimi i ndotjes. Vetëm ndërhyrja e shtetit mund të sigurojë masat e nevojshme korrigjuese për të parandaluar kapitalistët ose grupet e tjera të organizuara nga abuzimi i përbashkët për avantazhin e tyre, dhe kështu të promovojnë interesin publik.
 
Kapitalizmi varet nga qeveria, për të ndërhyrë në mënyrë aktive me kalimin e kohës, duke menaxhuar dhe modernizuar periodikisht kornizate tregut,ndërkohë që mjedisi evoluon çdo ditë e më shumë, duke përfshirë prioritetet shoqërore,ndërkohë që të ardhurat e individëve rriten. Modernizimi i duhur i strukturave të tregut, duke përfshirë taksat, tatimet, dhe politikat e tjera të nevojshme për të shmangur pabarazitë e panevojshme të pasurisë dhe fuqisë, kërkon dorën e dukshme të qeverisë për të bërë zgjedhje të përshtatshme të politikave dhe një mobilizimtë fuqisë për miratimin dhe administrimin e tyre.
 
Një shoqëri pa qeverisje efektive ka pak ose aspak shansepër të ecur prej barbarizmit të keq-ndarjes sëpasurisëdrejt një demokracie funksionale me bazë tregun e lirë, dhe ka të ngjarë të mbetet në recension dhe tëpërkeqësohet akoma më shumë.Një shoqëri e tillë kërkon dorën e dukshme të shtetit për të ndërhyrë për modernizimin e kuadrit të tregut në kohën e duhur, si dhe në të njëjtën kohë për administrimin dhe zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive ekzistuese, si një plotësues të dorëssë padukshme të mekanizmit të përcaktimit tëçmimeve, në koordinim me prodhimin, shpërndarjen, dhe tregtinë eprodukteve dhe shërbimeve brenda ekonomisë së saj.
 
Në afat të gjatë, nuk mund të ketë zhvillim tëkapitalizmit efektiv pa ndërhyrjen efikase të qeverisë për modernizimin e kornizave të saj të tregut në kohën e duhur dhe sipas një mënyre të përshtatshme. Zhvillimi i kapitalizmit efektiv mund të sigurohet më mirë nga njëqeveri,e cila është për popullin, dhe e cila nga ana tjetër konsolidoninstitucione politike që të jenë funksionale për të arritur këtë qëllim.
 
Përgjegjësitë e plota të qeverisë nuk janë të njohura në mënyrë adekuate në pamjen e mirë-krijuar, neoklasike të kapitalizmit. Kjo pikëpamje ka qenë e prirur të përqëndrohet në paradigmën tregtare dhe atë tëtregjeve të produkteve të kapitalizmit.
 
Kapitalizmi më shumë se sa tregje, kërkonkompani dhe aktorë ekonomikë individualë. Ai kërkon strukturë, siguri, dhe përshtatshmëri,qëvetëm qeveria, në formën e vendimeve njerëzore, mund t’i sigurojë nëvazhdimësi dhe në mënyrëtë përgjegjshme në kushtet kur me kalimin e kohës, rrethanat dhe faktorët e mjedisit ndryshojnë vazhdimisht.
 
Kështu, qeveria mund të zhvillojë kapitalizmin duke e ndërthurur atë edhe me parimet themelore të shtetit të mirëqenies sociale, edhe me anë të elementëve të tjerë të rëndësishëm, siç janë transparenca dhe teknologjia, të cilët vendet Nordike i aplikojnë në mënyrë perfekte. Ata matin performancën e të gjitha shkollave dhe spitaleve. Qeveritë janë të detyruara të operojnë në “dritë të diellit”, me një transparencë të plotë. Qeveria e Suedisë i ofron akses në dokumentacionin zyrtar çdo qytetari. Në disa prej këtyre vendeve, taksat mund të paguhen me një SMS, etj.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)