Kapiteni Arijan Ademi u tërhoq pas 13 vitesh, Dinamo e Zagrebit merr vendimin unik për shqiptarin
Koreografia për lamtumirën e Ademit
Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Dinamo Zagreb pas 13 vitesh, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin kinez të futbollit. Mesfushori shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por i lindur dhe i rritur në Zagreb të Kroacisë, dje u prezantua te skuadra e tij e re, Beijing Gouan.
Me këtë rast atij iu organizuar një lamtumirë e paharruar nga grupi i tifozëve të Dinamos, “BBB”, ndërsa së fundmi Ademi është nderuar në mënyrë të veçantë edhe nga vetë klubi, drejtuesit e të cilit kanë thyer traditën dhe për herë të parë në histori do të tërheqin numrin e një fanelle, e gjithë kjo në nder të mesfushorit shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkomëbtare.
“Arijan Ademi, simboli, modeli, kapiteni dhe lideri, u largua nga GNK Dinamo pas gati 13 vitesh me fanellën blu. Ditët e kaluara janë shkruar me qindra komunikata dhe mesazhe tifozësh me rastin e lamtumirës së kapitenit dhe vetë klubi e ka falënderuar emocionalisht Ademin për gjithçka që ka dhënë për fanellën blu.
Kapiteni ynë e meritoi, para së gjithash, me paraqitjet, golat, asistimet, trofetë dhe më e rëndësishmja, me sjelljen e tij. Vitet që kaloi në klub do të jenë gjithmonë një frymëzim i pashtershëm për të gjithë lojtarët e Dinamos. Është e pamundur të shprehim plotësisht respektin dhe mirënjohjen që ndjejmë për kapitenin tonë. Në të njëjtën kohë, klubi ka marrë vendim që numri 5 të tërhiqet nga përdorimi në skuadrën blu derisa Arijan Ademi të vendosë të mos luajë më aktivisht në futboll, pra deri në përfundimin e karrierës së tij", njofton Dinamo Zagreb.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
44.4%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4136
Lajme të tjera
-
Arrestohen 37 persona në aksionin kundër një grupi kriminal nga Ballkani, merreshin me trafik droge dhe armësh! Sekuestrohen 148 mijë euro
26 Maj, 08:34
-
Telefonatë kërcënuese për kryeministrin e Kroacisë, policia merr në mbrojtje godinën e qeverisë
12 Maj, 15:52
-
Pas takimit me homologun kroat, ministrja e Jashtme e Kosovës: Mjaft e keni një Republikë Serbe, nuk keni nevojë për një të dytë
9 Maj, 10:39
-
VIDEO/ 'Predhë' nga jashtë zone, sulmuesi i Kombëtares shënon supergol në Kroaci
2 Maj, 14:02
-
Presidenti kroat i ashpër ndaj kryeministres serbe: Nuk është gjë tjetër veçse korriere e Vuçiç-it
1 Maj, 17:33
-
Kroaci/ Presidenti Bajram Begaj, takohet me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës (Zadar-it)
29 Prill, 14:30
-
Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman
27 Prill, 11:37
-
Begaj nesër vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu kroat! Takim edhe me kryeministrin e kryetarin e parlamentit
25 Prill, 11:40
-
Abakarov thyhet vetëm në finale, por i sjell Shqipërisë medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian (VIDEO)
19 Prill, 19:20
-
Shqipëria pranë medaljes, Abakarov në finalen e Kampionatit Europian
19 Prill, 11:39
-
Europiani/ Eliminohet sportisti kuqezi, Islam Dudaev
18 Prill, 10:26
-
Një dekadë në BE, Kroacia shpresë për rajonin e Ballkanit! Plenkoviç: Nuk është bërë mjaftueshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
6 Prill, 07:53