Kapiteni i kombëtares së hendbollit të Turqisë dhe djali gjashtë vjeçar humbasin jetën nga tërmeti

Kapiteni i kombëtares së hendbollit të Turqisë dhe djali gjashtë vjeçar humbasin jetën nga tërmeti

Cemal Kütahya dhe i biri

Tërmetet në Turqi dhe Siri i kanë marrë jetën më shumë se 37 mijë personave, teksa mijëra të tjerë janë të plagosur dhe të pastrehë. Federata Turke e Hendbollit konfirmon vdekjen tragjike të kapitenit të kombëtares së meshkujve, Cemal Kutahya dhe të djalit të tij vetëm gjashtë vjeçar.

"Me pikëllim të thellë mësuam për vdekjen e Cemal Kütahya, kapitenit të kombëtares sonë të Hendbollit për meshkuj dhe djalit të tij Çınar Kütahya, të cilët u varrosën nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin në qytetin e Antakyas", thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të Federatës së Hendbollit të Turqisë.

Kutahy 32-vjeçar jetonte në qytetin Antakya, i cili është goditur nga tërmeti i fuqishëm në fillim të javës së shkuar. Ndërkohë, kërkimet po vazhdojnë për gruan e tij, Pelin dhe familjarët e tjerë, të cilat janë ende nën rrënoja.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur