Kapiteni kuqezi, Cana: Kombëtarja
dhe Marseja janë dy krenaritë e mija

Kapiteni kuqezi, Cana: Kombëtarja<br />dhe Marseja janë dy krenaritë e mija
Të dielën Lorik Cana do të jetë përballë të shkuarës së tij, pasi do të ndeshet me ekipin e Marsejës, ku u bë i njohur në arenën ndërkombëtare. Gjakovari në një intervistë për mediat franceze, për gazetën “Le Phoceen” është shprehur se Marseja dhe Kombëtarja janë krenaria e tij dhe dy ëndrrat e bëra realitet.

“Ka dy gjëra që më bëjnë më krenarë. E para është kombëtarja ime, që nuk mund të krahasohet me asnjë klub. Kualifikimi i vendit tim në Europian ishte gjëja më e jashtëzakonshme e gjithë karrierës sime. Por dicka që ka lënë shenjë në karrierën time është dhe periudha që kam kaluar te Marseja. Kjo pasi kisha bërë tifo për këtë skuadër që i vogël, dhe fakti që një ditë vesha fanellën e saj duke u bërë dhe kapiteni ishte një ëndërr e bërë realitet dhe te Marseja kam kaluar vitet më të bukura të karrierës sime”tha Cana.

Ish-kapiteni i francezëve është ndalur edhe te merkato e verës dhe mundësi që kishte për të kaluar te Marseja. “Tifozët e skuadrës së Marsejës më duan për faktin se gjithmonë kam dhënë në fushë gjithçka për këtë ekip, të cilën e dua. Në përditshmërinë time drejtohem nga parimi për të qenë i drejtë dhe i ndershëm dhe mendoj se pikërisht për këtë virtyt, tifozët marsejezë më kanë simpatizuar gjithmonë. Është kjo arsyeja pse jam i bindur që të gjithë ata e perceptojnë nuk ishte arsyeja financiare ajo që më bëri të shkoj te Nantes dhe të mos rikthehem të OM.

Nëse do të kishte qenë për mua, edhe në limitet e merkatos do të kisha pritur për të nënshkruar me Marsejën, por mungoi qoftë edhe një telefonatë e vetme dhe shumë e mirëpritur nga presidenti. Më pas, i dhashë fjalën drejtuesve të Nantes, mbi të cilën nuk do të shkelja” tha ai.

Në fund të intervistës, kapiteni kuqezi foli edhe për shokët e ekipit te Marseja, Mamadou Niang, Franck Ribery apo Samir Nasri. “Ribery ishte një lojtar i talentuar, kishte shumë potencial dhe karakter, po ashtu edhe Nasri, pavarësisht se ishte një lojtar i ri. Mamadou Niang ishte një fenomen. Unë mendoj se ai ishte në një nivel të jashtëzakonshëm, një prej sulmuesve më të mirë të ligës franceze”përfundoi Cana.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia