Lacio ka mposhtur dhe eleminuar në mënyrë surprizë Milanin 0-1 në shtëpinë e këtyre të fundit, San Siro. Duket se pasiguria e infrastrukturës së stadiumit është transmetuar tek vetë lojtarët milanistë të cilët nuk kanë mundur të shfrytëzojnë barazimin e ndeshjes së parë.
Edhe këtë ndeshje gardiani shqiptar i portës laciale kyçi portën ndërsa golin e vetëm do e shënonte argjentinasi Joaquin Correa. Lacio bëhet kështu finalistja e parë, ndërkohë pret rezultatin e çiftit tjetër gjysëmfinalist Fiorentina- Atalanta e cila ndeshjen e parë dhuroi spektakël me rezultatin 3-3.
Por lufta mes Milanit dhe Lacios nuk përfundon këtu. Në Serinë A lufta për vendin e 4 është e hapur, atë e mban momentalisht Milan me 56 pikë por Lacio i vendit të 8-të është vetëm 4 pikë mbrapa.