“Operacion i shkëlqyer: Identifikim & arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorise Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë. Të bindur për të tjera rezultate pozitive” shprehet ai.
Policia ka arrestuar sot vrasësin e Devi Kasmit dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes, ndërsa të arrestuar për bashkëpunim janë; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal. Grekut i janë gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani për trafik droge.
d.b/shqiptarja.com