Kapja e shitësit të telefonit
6 ditë më pas ikën Bruka-Gjuta
Gjashtë ditë pas arrestimit të Emirjon Gjutës, personit që ka vënë në dispozicion të grupit kriminal telefonin “Nokia”, që u gjet i lidhur me 400 gramë tritol në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Baftjar Bruka dhe daja i tij Vladimir Gjuta,kanë humbur menjëherë kontakt.
TIRANE- Gjashtë ditë pas arrestimit të Emirjon Gjutës, personit që ka vënë në dispozicion të grupit kriminal telefonin “Nokia”, që u gjet i lidhur me 400 gramë tritol në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Baftjar Bruka dhe daja i tij
Vladimir Gjuta,kanë humbur menjëherë kontakt. Arrestimi nga policia e Tiranës i njërit prej grupit të Gjutave, mësohet ti ketë dhënë mundësi dy organizatorëve të tritolit, që të fshihen dhe të humbin çdo gjurmë të tyre.
Policia ka mësuar se dy ditë para se të vihej në zbatim operacioni për kapjen e tyre, Bruka është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që Vladimir Gjuta ka humbur kontaktet, duke lënë në “mjegull” vendodhjen e tij. Dyshimet e policisë dhe prokurorisë, flasin se Gjuta mund të fshihet në Kosovë, dhe se në këtë shtet ka shumë gjasa që të ketë kaluar nëpërmjet kufirit malor. Në një dalje publike kryepolici Artan Didi, ka pohuar se nuk është qartësuar nga policia nëse Vladimir Gjuta vijon të qëndrojë ende në Shqipëri apo është larguar jashtë.
Ndërkohë që për sa i përket nipit të tij Baftjar Bruka, ky i fundit është larguar, duke dalë nga një pikë doganore.Për këtë person, prokuroria ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar, duke kërkuar dhe ndihmën e homologëve të huaj, për kapjen e tij. Ndërsa për Vladimir Gjuta, policia vijon të kryejë kontrolle në disa banesa, ku mendohet se fshihet biznesmeni.
IMEI tradhtoi GjutënVladimir Gjuta, kuksiani me precedentë të shumtë penalë, i cilësuar si “Rambo”, mendohet se ka qënë njeriu që ka aktivizuar bombën e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka bërë një thirrje tek numri që ishte tek lënda plasëse dhe menjëherë pas shpërthimit ka hequr kartën dhe e ka thyer atë, me qëllim humbjen e çdo prove. Deri në këtë pikë ka vepruar sipas “udhëzimeve” që kishin vendosur së bashku me shtetasin Emiljano Matmuja, por gabimin e ka kryer disa orë më pas.
Sipas prokurorëve të Krimeve të Rënda, Gjuta ka pasur në përdorim një tjetër kartë SIM, të cilën e ka vendosur në të njëjtin telefon që disa orë më parë e përdori për të aktivizuar bombën në farmaci. Prokuroria thotë se është provuar me anën e numrit të IMEI-t të aparatit të telefonit, se Gjuta tashmë i shpallur në kërkim, është urdhëruesi dhe personi që ka aktivizuar shpërthimin në farmaci, ndërsa ai akuzohet edhe për drejtim të grupit të strukturuar kriminal, që ka kryer vepra me qëllime terroriste. Nëse vërtetohen provat e akuzës, atëherë Gjuta rrezikon minimalisht 20 vite burg, pasi ngjarjet e 10 shkurtit nuk patën viktima.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Mars 2015Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
25 Janar 2021, 15:49
-
Akuza të reja për Vladimir Gjutën/ Kafshoi dhe kërcënoi inspektorët në burg
9 Korrik 2020, 17:15
-
Iu afrua me armë selisë së PS ku ndodhej Rama, dy muaj pas arrestimit Vladimir Gjuta përfundon me mbikëqyrjeje të posaçme
14 Prill 2020, 09:44
-
Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda
13 Shkurt 2020, 21:16
-
Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, burg për Vladimir Gjutën: S'doja të vrisja Ramën, kam simpati për të siç kam për George Bush
13 Shkurt 2020, 11:53
-
'Pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?' Rovena Voda i përgjigjet PD-së (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 21:50
-
PD: 'Lincoln'-in e blinduar që u largua Rama dje nga selia e PS-së e ka vëllai i tij, pse s'e verifikon OFL-ja?
11 Shkurt 2020, 21:04
-
Dje u arrestua pranë PS/ Gjuta ishte liruar më 5 shkurt - prokuroria ndryshoi akuzën, kushëriri i plagosur u tërhoq
11 Shkurt 2020, 15:42
-
Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar
11 Shkurt 2020, 13:33
-
Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një "Exchange", me vete kishte 100 mijë euro, pistoleta i ra në tokë
10 Shkurt 2020, 10:46
-
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
10 Shkurt 2020, 10:06