Nga dokumentet e mëposhtme, që mbajnë firmën e Denar Bibës, në kohën që ky i fundit drejtonte KQZ-në, rezulton se Kapllanaj nuk përfshihet në listën e personave publikë që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Sipas shkresës së përcjellë nga vetë Denar Biba institucioneve shtetërore, dhe përfaqësive diplomatike, Kapllanaj së bashku me 198 zyrtarë të tjerë deputetë e kryebashkiakë, nuk ishin në kushtet e penalizmit. Sipas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, Kapllanaj ishte rehabilituar në vitin 2016, dhe për këtë arsye nuk duhej t’i hiqej mandati.
Por në muajin tetor të 2017, prokuroria e përgjithshme i ka dërguar një tjetër material KQZ me të dhënat siguruara nga drejtësia italiane, ku Kapllanaj rezulton se ka qenë i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Pikërisht nisur nga shkresa e dytë, që prokuroria i ka dërguar KQZ kërkohet nga PS që kryebashkiakut t’i hiqet mandati.
Vendimi i parë i KQZ në datë 19 shkurt 2017 ku Kapllanaj rezulton se nuk preket nga dekriminalizimi
dy.b/shqiptarja.com