Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas Gjirokastrës ka udhëtuar drejt Mallakstrës ku ka zhvillluar një takim me simpatizantët e PD-së. Në fjalimin e tij Lulzim Basha ftoi qytetarët e Mallakastrës për të ardhur në Tiranë n protestën e 11 majit.
Ndërkohë kryebashkiaku aktual i mallakstrës, Agron Kapllanaj ka deklaruar se do të kandidojë përsëri në zgjedhjet lokale. Megjithatë konfirmoi qëndrimin se zgjedhjet e opozitës nuk do të mbahen me 30 qershor. PD dhe partitë e tjera opozitare jashtë Kuvendit prej kohësh kërkojnë qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministrë, në mënyrë që të pranojnë të hyjnë në zgjedhje. Nga ana tjetër opozita në Kuvend së bashku me qeverinë kanë deklaruar se zgjedhjet do të mbahen në datën e parashikuar 30 qershor pavarësisht thirrjeve të PD-së dhe LSI-së.
“Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e mirëkuptoj shqetësimin tuaj kur thoni: Çfarë do bëhet? Kandido! Sigurisht që do të kandidoj. Sigurisht që do të votohem. Sigurisht që do të futemi në zgjedhje, por jo në 30 qershor” ka deklaruar Kapllanaj.
Ndërsa Basha ka thënë: Kjo është thirrja që buron nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë “Rama ik”. Sot jemi mbledhur në muzgun e tiranisë së krimit dhe në prag të rrëzimit të klikës së korrupsionit. Me 11 maj, ditën e shtunë, po troket parathënia e bashkimit shqiptar më të madh në historinë e kombit shqiptar. Janë bashkuar me demokratët edhe socialistët, që duan ta shpëtojnë partinë nga kthetrat e krimit. Pakica është pasuruar mbi gjakun e qytetarëve. Janë sulur dhe grabisin gjithçka. Beteja e nisur me 16 shkurt, ku 12 javë me vonë jemi në një Shqipëri plot me shpresë dhe me besim. Kudo që i hedh sytë, shoh një gjë tek njerëzit: Shoh shpresë. Ne do t’u japin fund zgjedhjeve të krimit. Ne do ta presim nyjën që lidh krimin me politikën. Qytetarët nuk do të jenë peng i krimit dhe i oligarkëve do të jenë peng i mallkastriotëve të ndershëm dhe punëtorë, njerëzve të thjeshtë që duan punën dhe dinjitetin dhe për këtë do të fitojmë dhe do të qëndrojmë. Bashkimi i juaj e zgjoi vetëdijen tuaj. Ju Mallakastra, keni një rol të veçantë se në atë mëngjes të së shtunës para protestës së 16 shkurtit, kur shqiptarët e panë Mallakastrën e bashkuar të majtë dhe të djathtë. Derdhuni në Tiranë me 11 maj për ta rrëzuar Shqipërinë e frikës dhe për ta lartësuar Shqipërinë e shpresës"
Komento