Futbollistët shqiptarë vazhdojnë që të shkëlqejnë në Evropë, pas golave të shumtë nga Bullgaria të dyshes Gjasula-Vajushi, kundërpërgjigjen nga Bundesliga 2 e Gjermanisë Meha dhe Kapllani.
Edmond Kapllani vazhdon të shkëlqejë, sulmuesi ka vulosur fitoren e FSV Frankfurtit përballë Cottbus-it duke shënuar golin e katërt. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, pikërisht në kohën shtesë, Kapllani hyn në zonën e rreptësisë dhe ndalet në mënyrë të gabuar duke fituar penallti.
Goditjen e 11 metërshit e merr përsipër vet duke e shndërruar në gol dhe ngjitur Frankfurtin në kuotën e 19 pikëve, në vendin e nëntë, ndërsa me ketë gol, Kapllani kap shifrën e shtatë golave. Paraqitja e sulmuesit durrsak vjen në ngritje nga java në javë, por për De Biasin nuk përbën lajm.
Javë pozitive ka qenë edhe për mesfushorin shqiptar të Paderbornit, Alban Meha, i cili rikthehet nga dëmtimi duke shënuar gol, por që vlen vetëm për statistika, pasi ekipi i tij nuk ka mundur të shmangë humbjen 3-2 me Sandhausen.
Meha arriti të realizonte golin e dytë për ekipin e tij duke i dhënë avantazhin e përkohshëm, pasi vendasit shënuan edhe dy herë të tjerë. Ky ishte goli i dytë i Mehës për Paderbornin.
/Shqiptarja.com