Deputeti i partisë Mundësia edhe sot ka shkuar pranë banorëve të Rrjollit, të cilët e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara dyerve të SPAK. Kapri tha se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet të marrë nën hetim këtë çështje pasi janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit në grabitjen e tokës pronarëve.
“6 javë dhe institucionet nuk reagojë. Policia ka përdorur dhunë sistematike bashkë me një polici private. SPAK ka besimin e shumicës. SPAK duhet të shohë pretendimet që nuk ka të bëjë vetëm me çështje pronësie por me grup të strukturuar kriminal. Si ndodh rastësisht zona el nga zonë e mbrojtur, si del rastësisht 1 tek pronar që paska 50 hektarë. Si ka mundësi që ky pronar qenka ish-drejtor hipoteke, si del rastësisht që e firmos Belinda Balluku këtë leje? Këtu kemi përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit me biznese që u venë syrin një prone dhe thonë e duam këtu”, tha Kapri.
Lajmi kryesor:
Kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit protestë para SPAK, godasin me vezë godinën! Avokati: Kallëzimi për Fatmir Shpellzën, u vodhi pronën (VIDEO)











