Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë.
Në Kuvend, Kapri u shpreh se rënia e euros i ka dëmtuar bizneset dhe se çmimet e naftës apo edhe ushqimeve, janë ndër më të lartat në Europë.
"Kjo tregon dështimin e qeverisë në menaxhimin e ekonomisë. Kemi ekonomi të kapur dhe të punësuar rekord në sektorin publik, 185 mijë dhe kjo vetëm për të mbajtur pushtetin. 96.4 lekë këmbehet euro sot, duke sjellë dëme të jashtëzakonshme për bizneset. Miliarda euro të pista hyjnë në ekonominë shqiptare. Qeveria po kërcënon vendet e punës së mijëra e mijëra shqiptarëve. Çmimet e naftës dhe ushqimeve janë nga më të lartat në Europë. Zgjidhja është një qeveri me kryeministër të pakorruptuar, të jenë qytetarët që vendosin për fatin e tyre. Jeni ju qytetarë shqiptarë që mund të rrisni mirëqenien e familjeve tuaja.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Akti normativ për buxhetin 2025, Malaj: Çdo lekë i pashpenzuar nga institucionet do të kalojë në llogarinë e pensioneve! Deputetët: Të dëmshpërblehen bujqit












