Rënia e temperaturave dhe nisja e reshjeve të shiut, kanë sjellë edhe reshje bore në zonat malore të Librazhdit.
Flokët e borës të rëna gjatë kësaj të hëne kanë zbardhur pikën turistike të Fushë Studenit, në parkun Kombëtar të Shebenik Jabllanicës.
Puhiza e dëborës ka zënë një shtresë të bardhë në zonën përreth duke bërë kështu edhe një kombinim të pazakontë me gjelbërimin e pranverës.
Kjo panoramë e bën akoma më të bukur peizazhin përreth. Fotot e borës që ka mbuluar zonat e thella, janë publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja "Fushë Studën".
Temperaturat në këtë zonë kanë rënë në zero gradë.
[gallery]21864[/gallery]