Në piken e kalimit kufitar në Kapshticë vijon dalja e punëtorëve sezonalë nga vendi ynë dhe kalimi i tyre në territorin e shtetit grek.
Sipas autoriteteve doganore pranë kësaj pike kalimi situata deri më tani paraqitet normale me fluks normal lëvizjesh. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga Shqipëria 182 shtetas dhe kanë hyrë 222 shifra këto te cilat nuk kanë krijuar radhë pritje. Punëtorët sezonalë do të lejohen të hyjnë në shtetin grek deri në datën 31 maj nga ora 08:00 deri në orën 16:00 sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga autoritet greke ndërkohë që kuota ditore e pranimit është 400 persona.
Deri në datën 31 Maj asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.