KAPSHTICE – Autoritetet policore greke kanë njoftuar palën shqiptare se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke filluar nga ora 6:00 e datës 18.09.2013 deri në orën 6.00 të datës 20.09.2013, për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, nuk do të bëhet përpunimi i automjeteve në pikën e Kalimit Kufitar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë shqiptare, me qëllim që qytetarët të jenë të informuar dhe të marrin masat. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)