Kapshticë, ndalohet 38-vjeçari me 1.580.000 lekë të padeklaruara në kufi

Kapshticë, ndalohet 38-vjeçari me 1.580.000 lekë të padeklaruara në kufi

KORÇË - Policia Kufitare e Kapshticës parandaloI një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme duke sekuestruar 1.580.000 lekë , ndërsa u vu në hetim 38-vjeçari i cili i posedonte pasi nuk i deklaroi në kufi.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

Policia thotë se në përfundim të veprimeve materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër