Janë 50 biznese të cilat janë gjobitur nga Insspektorati Shtëtror Teknik vetëm në muajin korrik, për shkak të mungesësës së kushteve teknike për tregtimin e naftës dhe gazit.

Bie në sy se ka një numër të lart restorantesh të cilat gatuajnë me gaz dhe janë gjobitur pasi nuk plotësojnë  kushtet. Gjobat për bizneset varjojnë nga 50 mijë deri në 1 milion lekë të reja. Vlera totale e gjobave arrin në 9.7 milion lek.

Kontrollet
“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Korrik 2017.

Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Korrik 2017 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë dhe urdhër ndalesë 50 subjekte”,-  thotë ISHTI në një njoftim për shtyp.