TIRANE - Ndërkohë që është rritur interesimi i konsumatorëve për të mësuar emrat e subjekteve që mashtrojnë me sasinë e karburantit që hedhin në serbatorët e makinave të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë vijon të fshihet pas një ”gjethe fiku” ligjore. Në një prononcim të djeshëm, drejtoresha Kozeta Mesiti tha se nuk ka ndryshuar aspak qendrim, edhe pse METE ja ”la në derë” përgjegjësinë këtij institucuoni për të publikuar emrat e vjedhësve, që qytetarët të mos shkojnë më të furnizohen në to.
Një ditë pasi ministria e Ekonomisë lejoi publikimin e emrave të kompanive që abuzojnë me furnizimin me karburant, Mesiti tha se ligji për inspektimin në Republikën e Shqipërisë nuk lejon publikimin e të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare të subjekteve. “Informimi bëhet në bazë dhe brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
Në interpretim të kësaj pike, ne pengohemi të publikojmë, për faktin sepse jemi të detyruar të mbrojmë interesat e konsumatorit, po kështu edhe të mbrojmë interesat e biznesit“, tha ajo. Sipas drejtoreshës, Drejtoria e Metrologjisë bëri veprimin që pritej prej saj, ka hartuar Aktin Normativ, i cili qartëson pozicionin e kësaj Drejtorie për publikimin e këtyre subjekteve dhe është e gatshme ta zbatojë atë në momentit që do të miratohet. Por, një gjë e tillë është absurde në momentin që nuk ka Kuvend që ta miratojë Aktin.
“Ne jemi të hapur të publikojmë të gjithë emrat, të cilët kanë probleme, por natyrisht në mbështetje edhe të plotësimit të këtij Akti Normativ, që është shumë i nevojshëm. Do t’i publikojmë duke nxjerrë të dhëna tregtare që kanë të bëjnë me subjektet“, theksoi Mesiti. Sakaq, ajo e klasifikon veprën e kryer nga 141 subjekte të kapura në faj duke abuzuar me sasinë e karburantit si ”kundravajtje administrative” ndaj nuk kanë bërë kallzim në Prokurori.
(Në foto: faksimile e dy ligjeve që detyrojnë informimin e publikut lidhur me shkeljet e të drejtave të konsumatorit)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35