Karçanaj: Aplikimi për pension, 816,640 dokumente të kursyera për qytetarët
56 shërbime online në e-Albania
56 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ofrohen online në platformën e-Albania. Falë të cilës, veçanërisht për shërbimet e ISSH-së qytetarët nuk kanë kursyer vetëm kohë, ecejake e lodhje, por kanë kursyer edhe dokumentet shoqëruese, që i duhen gjatë aplikimit.
“Pensionistët janë përfituesit më të mëdhenj nga e-Albania. Nuk mbahet më radhë në zyrat Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pasi si aplikimi për pension e çdo vërtetim tjetër kryhet në e-Albania”, shkruan Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Linda Karçanaj, ndërsa bën me dije shifrat e aplikimeve për pension dhe dukumentet që u janë kursyer pensionistëve falë e-Albania.
“468,631 aplikime online vetëm për shërbimet e ISSH në e-Albania, nga të cilat 74,240 aplikime vetëm për pension, nga 1 janari 2020. 816,640 dokumente janë gjeneruar nga vetë administrata falë digjitalizimit vetëm për aplikimet për pension. Tanimë, falë platformës për të aplikuar për pension, pensionistit i duhen vetëm 3 dokumente, nga 14 që duheshin më herët”, përfundon Karçanaj.
Nëpërmjet shërbimit online, në e-Albania, “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”, qytetarët kanë mundësi të aplikojnë online për përfitimin e pensionit. Mjafton të klikoni butonin “Përdor”; Të përzgjidhni llojin e pensionit për të cilën do të parashtroni kërkesën për përfitim; Të plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare si dhe përfitimeve të tjera të nevojshme dhe të shtypni: “Dërgo” për të finalizuar aplikimin.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Indeksimi 4.1% i pensioneve/ Drejtori i ISSH: Detyrim ligjor, përfitojnë të gjithë! Por për të kompensuar nivelin e ulët përdoren bonuse
19 Shtator, 17:38
-
Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave
18 Shtator, 11:36
-
ISSH miraton indeksimin 4.1% për mbi 770 mijë pensionistë, indeksimi 4.1% merr ‘vulën’ në qeveri javën e ardhshme! Pensionet urbane mesatare rriten 752 lekë, ruralet 453 lekë
14 Shtator, 19:03
-
Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë për pensionet në fshat! Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët
13 Shtator, 19:49
-
Bardhi propozon nismën te ‘Ligjet’: Jo pensione nën 300 euro
10 Shtator, 16:08
-
Indeksimi i pensioneve në tetor ende pa shifër konkrete, diskutohet 4.1%! Propozimi; kush merr më pak, të indeksohet më shumë
6 Shtator, 14:58
-
Qeveria kërkon ngritjen e bordit këshillimor pranë AKSHI-t dhe rritjen e pagave për punonjësit! Balla: Duhet të ngjajë me strukturat që veprojnë me Silicon Valley! Drejt mbylljes sportelet ADISA
3 Shtator, 19:27
-
Diplomat elektronike të Maturës, mbi 25 mijë maturantë e përfituan online tek e-Albania
14 Gusht, 16:12
-
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para
2 Gusht, 15:41
-
‘Bie’ kufiri me Kosovën, leja e kalimit vetëm online tek e-Albania
13 Qershor, 12:23
-
Kartelat dhe rezervimi për kryerjen e vaksinave për fëmijët 0-7 vjeç do bëhen online në e-Albania
11 Qershor, 16:41
-
'Harta gjyqësore dështim', Xhixho: Pensionistët vdesin pa drejtësi
23 Maj, 15:22