36 vjecarja ka uruar festën e pavarësisë dhe duket shumë e lumtur bashkë me vajzën e saj 3 vjecare Penelope.
Nuk e dimë nëse Kourtney vërtet është e lumtur apo e gjithë kjo është një shtirje nga ana e saj, por burime nga TMZ thonë se ajo 'po plas nga inati dhe është shumë e acaruar' për faktin se i dashuri i saj po flirton në Monte Carlo me stilisten Chloe Bartoli.
Ditët e fundit kanë qarkulluar foto në rrjete sociale ku Scott duket shumë i afërt me stilisten. Kourtney thuhet se për këtë ia ka hedhur fajin varësisë së tij ndaj pijes dhe sipas saj është stilistja ajo që po përfiton nga situata e tij.
Ndërkohë cifti ka sjellë në jetë një djalë disa muaj më parë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)