Seanca e sotme parlamentare ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
I ftuar nderi, Kardinal Ernest Troshani, nga foltorja e parlamentit ka dhënë mesazhe të rëndësishme për politikën në Shqipëri. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos harrojnë misionin e tyre, të vihen në shërbim të populli.
Duke u lutur për paqe, vllazni e dashuri, Kardinali ka ftuar të gjithë partitë të bashkohen që të jenë më afër problemeve të popullit dhe të mos e shohin politikën për një përfitim vetjak. Sipas tij, shkalla e qytetërimit të një vendi matet nga kujdesi ndaj popullit.
[gallery]20245[/gallery]
“Kam porosi atnore, krishti ka shkru pavdekësimin e shpirtit, për atë punoni, cfarë fiton nëse humbet shpirtin. Lutemi për paqen, vllazni e dashni, përpiquni që së bashku cdo njëri të shohë begati, drejtësi, e bekim, të jeni më afër problemeve të popullit, politika të jetë shërbim e jo përfitim, atëherë ju do të keni respektin e njerëzve të thjeshtë që kanë besuar te ju”, u shpreh Kardinali.
[gallery]20247[/gallery]
Emërimi si Kardinal nga Papa Françesku në tetor të këtij viti, për të është një nderim që i është bërë Shqipërisë e shqiptarëve dhe më pas atij.
"Papa nuk më nderoi vetëm mua, por gjithë shqiptarët, kemi punuar për ngritjen morale të shqiptarëve, edhe kur nuk kishim mjetet e tjera kemi gjetur forcë e ngushëllim. Populli ka nda kafshatën e gojës me ne na ka ndihmuar sa ka mundur" ka deklaruar Kardinali Ernest Troshani.
Në mbyllje të fjalimit të tij ai është duartrokitur nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë e më pas ka qenë kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili e ka përcjellë atë në ambjentet e jashtme të Parlamentit.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO