Kardinali Ernest Troshani në Report Tv: Krishtlindje të rralla në historinë e botës! Mesazh politikanëve? Jepini të drejtën çdo qytetari të japë votën që drejtësia të vihet në vend të parë

TIRANË- Hirësia e tij, Kardinali Ernest Simoni (Troshani), nga Firence në një lidhje me Skype në emisionin 'Pa Protokoll', i ka cilësuar këto Krishtlindje të rralla, që nuk ishin parë më parë në historinë botërore. Megjithatë, ai shtoi se ai që beson në Zot, do e ketë shpirtin të gëzuar.

"Koha në të cilën e kaluam, ishte e panjohur në historinë e botës. Fjala e parë që mund të themi është që çdo njeri duhet ta njoh krijuesin, të njohë vetveten, qëllimin për pse është në botë dhe çka do të jetë në të ardhmen. (...) Në këto kushte, Krishtlindjet janë krejt të rralla, por për njeriun që beson Zotin, është ajo që i bën të gjithë të jenë të gëzuar në shpirtin e tyre", tha Kardinali në intervistën për gazetaren Anduela Ndreu. 

Kardinali ka rrëfyer edhe ndjesitë nga mesha e mbajtur në Vatikan, e cila ndryshe nga herët e tjera nuk mbushi sheshin për shkak të COVID-19, por lutjet u përcollën nga ekrani i një televizoni.  

"Në kushtet e sotme, Papa e mbajti meshën në 19:30, komuniteti apostolik i Kishës italiane i këshilloi besimtarët që të shohin meshën në televizion, ku prej aty i përcollën lutjet e vazhdueshme dhe shpresën e madhe. (...)Teknologjia ka bërë të mundur që të komunikojmë në të gjitha format për bashkimin shpirtëror të popullit fetar. Me anë të një televizori e gjithë bota fetare është bashkuar për të parë ka parë meshën dhe Krishtin që po lind", tha Kardinali.

Në fund, hirësia e tij, Princi i Kishës Botërore ka pasur edhe një mesazh drejtuar besimtarëve katolik shqiptarë kudo që ndodhen, pa harruar as politikanët.

"Mbi të gjitha duhet të vendoset dashuria e gjithanshme në drejtësi. (...) Jepni të drejtën që i takon çdo familje qytetare të jap votën që drejtësia të vihet në vend të parë", përfundoi kardinali Ernest Troshani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Baba Mondi: Sprova e pandemisë tundi njerëzit për t'i kthyer te Zoti! 2021 sjelltë paqe në zemrat e të gjithëve (VIDEO)

Kryegjyshi Edmond Ibrahimaj apo siç njihet nga të gjithë besimtarët bektashinj, Baba Mondi e konsideroi COVID-19 një tundje të njerëzimit dhe sprovë të Zotit për t'i rikthyer pranë tij. Në një intervistë për "Pa Protokoll", Baba Mondi tha se gjatë kësaj kohë janë ndihmuar njerëz në nevojë dhe kjo pandemi i ka bërë njerëzit më të fortë për të përballuar vështirësitë e të ardhmes.

"Të gjithë besimtarët bektashinj janë porositur të respektojnë masat për të ruajtur njeriun. E gjithë kjo periudhë ka qenë e vështirë për të gjithë. Sprova e pandemisë tundi njerëzit. Zoti tha ndal se keni shkelur disa ligje të miat dhe për këtë jep sprova që njerëzit të kujtohen dhe të mos gabojnë.  Ne duhet të mendojmë për të gjithë njerëzimin,kur ke tepër ndaje me atë që është në nevojë. Teqet tona në këtë periudhë kanë qenë në shërbim personave në nevojë. Kush ka ardhur ka kërkuar ndihmë i jemi gjendur si jetimeve, njerëzve në nevojë, të varfëve në Fier, Tiranë, Korçë, Maliq me aq sa kemi pasur mundësi. U janë blerë ilaçe, u është dhënë për të ngrënë, veshje, u janë paguar shpenzimet mjekësore, jemi munduar të jemi afër tyre", tha Baba Mondi.

Baba Mondi uroi një vit të mbarë për të gjithë njerëzit , ku paqja dhe mirësia të shkojë tek të gjithë zemrat e njerëzve mysliman apo të krishterë.

"Gjatë Krishtlindjeve u kemi dhënë urimin tonë drejtuesve të Kishave dhe besimtarëve të tyre u urojmë bekim dhe mirësi, edhe pse jo të grumbulluar por së bashku në familje. Këto vështirësi që patëm këtë vit na kanë bërë më të fortë për të përballuar 2021 dhe ajo që urojmë është paqe dhe mirësi tek të gjithë zemrat e njerëzve mysliman apo të krishterë", u shpreh Baba Mondi.

Ora 22:16
At Kozma Prifti i Kishës Ortodokse: Pandemia na largoi fizikisht, por afroi shpirtërisht! Kjo sprovë i riktheu njerëzit te Zoti (VIDEO)

Pandemia solli krishtlindje dhe festa fundviti aspak të zakonshme, por përtej distancimit social, ajo që është vënë re është një afrim edhe më i madh shpirtëror mes njerëzve apo edhe me zotin. At Kozma Prifti i Kishës Ortodokse tha në emisionin "Pa Protokoll" se pandemia noxrri në pah se njerëzit e ndjejnë dhimbjen e tjetrit edhe pse të ndarë fizikisht.

"Atë pak që ka besimtari do e ndajë më atë që nuk ka dhe është në nevojë. Ky është mesazhi i Krishtlindjeve që perëndia është bashkë me ne. Kjo është një situatë që i bashkon të gjithë besimtarët duke ndjerë më tepër nevojën njerëzore të njëri-tjetrit. Të gjithë ata që dëgjojmë vazhdimisht që kalon COVID, të gjithë kjo na trishton dhe kjo na ka bërë edhe më të afërt duke ndjerë dhimbjen e tjetrit. Edhe ne gjatë kohës që lutemi, mendja dhe lutjet tona nuk shkojnë vetëm për besimtarët tonë, por edhe atyre të besimeve të tjera", tha At Prifti.

At Kozma Prifti e cilësoi pandeminë si një sprovë të Zoti për njerëzit duke i kthyer ata sërish pranë tij , pasi jeta dhe zhvillimit e saj kishin krijuar në largim të besimtarëve. Sipas At Priftit largimi nga zoti është dhe problemi social që kanë shoqëritë, por që  në këtë periudhë u pa se njerëzit e kanë zotin brenda tyre.

 "Njeriu tërhiqet nga zhvillim i jetës dhe në një moment largohen nga perëndia dhe ky është problemi social që kemi. Zoti bëri që kjo sprovë e COVID-19 të testojë distancën fizike nga njëri-tjetri po të shtoj dashurinë dhe afërsinë shpirtërore që vjen në këtë kohë për ne", u shpreh At Kozma Prifti.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura një gal: 26/12/2020 02:04

    Baba mondi kanakar nga ushtar na u bë fetar. Deri dje oficer i Enver Hoxhës sot na u bë baba mondi i monikës e babaj i like floririt. Baba mondi shum gëzon se pare shum fiton. Se kur ishte cifer hante shum mish derr. Kurse tani ha kabuni e pi raki. O Zot që e mytën mashtrusit Shqiprin nga oficer na u kthyn në bark derr. Si Elvis Naçi pes lek për hallexhinjt e 1.000000 euro për Elvis Naçin që vilat e veta i ndërtoi me lekët e karalloit. Na mytën na mytën mashtrusit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut