Gjatë vitit të kaluar, Shërbimi i Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza” ka shpëtuar mijëra jetë përmes ndërhyrjeve jetike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në Shërbimin e Kardiologjisë janë kryer 599 implantime aparaturash kardiake (pacemaker, CRT-D, CRT-P, defibrilatorë intrakardiakë të implantueshëm) si dhe 143 angioplastika të planifikuara me stent.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer gjithashtu 2,941 procedura PCI dhe koronarografi, nga të cilat 1,366 urgjenca, ndërhyrje në momentet më kritike për jetën.
MSHMS falënderon Dr. Alban Dibra për drejtimin me profesionalizëm dhe përkushtim të ekipit si dhe shpreh mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe profesionist shëndetësor në vijën e parë të kujdesit.
“Falënderim i veçantë për Dr. Alban Dibra për drejtimin me profesionalizëm dhe përkushtim të ekipit. Mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe profesionist shëndetësor në vijën e parë të kujdesit”, thuhet ndër të tjera në postim.
Komente










