'Topi i Artë' i vitit 2022 dhe një ikonë e Real Madridit, Karim Benzema, i habiti të gjithë kur vendosi të linte Al Ittihad dhe të kalonte te rivalët e Al Hilal në Arabinë Saudite. Me trajner Simone Inzaghin, Benzema ka dhënë edhe intervistën e parë për klubin e ri, duke e quajtur Al Hilalin si 'Real Madridin e Azisë'.

“Është një ekip i mirë, me një histori të mirë. Kanë fituar shumë trofe. Është e ngjashme, si Real Madridi në Azi. Gjithçka është mirë, tifozët, ekipi luan mirë, kanë lojtarë të mirë dhe një mentalitet fitues. Më pëlqente kjo skuadër që më parë. Kam luajtur kundër tyre me Madridin dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë. Ishte një ndeshje e mirë, kështu që kam kujtime të mira. Sot jam i lumtur sepse jam lojtar i Al Hilal.

Sipas medieve, 38-vjeçari Benzema ndihej i pa respektuar me zgjatjen e kontratës që Al Ittihad i kishte ofruar.

Marrëveshja mes Al Ittihad dhe Ligës Profesionale Saudite, e cila merret me kontratat e lojtarëve kryesorë në klubet në pronësi të PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), do ta kishte parë sulmuesin veteran të luante falas.

Benzema, i cili kishte oferta nga klubet evropiane, vendosi të qëndronte në Arabinë Saudite, pjesërisht sepse kontrata e tij e të drejtave të imazhit atje është deri në vitin 2030.

Transferimi i tij te Al Hilal, të cilin e orkestroi PIF, thuhet se e ka zemëruar ish-shokun e skuadrës së Benzemasë në Madrid, Cristiano Ronaldon, i cili është kapiten i rivalëve Al Nassr.

Mediet shkruajnë se Ronaldo refuzoi të luante për klubin e tij të hënën në shenjë proteste sepse PIF nuk po investonte mjaftueshëm në Al Nassr dhe në vend të kësaj po i jepte një avantazh Al Hilal. Ronaldo kërkon të fitojë titullin e tij të parë të madh me Al Nassr dhe skuadra e tij është e dyta në renditjen e Ligës Profesionale Saudite, një pikë larg Al Hilal.