Karnavalet e Korçës/ Tradita e vjetër e qytetit sjell dhe çeljen e sezonit turistik

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve. Për te 11-in vit radhazi, qendra e qytetit u pushtua nga personazhe të ndryshme, klounë e kërcimtarë, ndërsa nuk kanë munguar as ballot me maska dhe serenatat tradicionale korçare.

Grupe vendase, por dhe të ardhur nga qytete të tjera e nga jashtë vendit zbritën në bulevardin e Korçës, në një paradë ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me nga një fabul. Qindra qytetarë kanë shijuar larminë e kostumeve dhe maskave e deri tek koreografitë e ndryshme.

Ndërsa e veçanta për këtë vit, ishte pjesëmarrja e një grupit nga Brazili. Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo ka treguar se kjo festë është tashmë traditë e qytetit dhe simbolizon çeljen e sezonit turistik. 

Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti që u shfaqën të shumtë me kostume, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit juglindor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë