Korça zgjodhi që të çelë zyrtarisht sezonin veror me edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të dashura dhe më të ndjekura të qytetit.
Ngjyrat, muzika dhe atmosfera festive, kanë mirëpritur qindra qytetarë dhe vizitorë vendas e të huaj.
Trupat artistike nga Greqia, Rumania, Serbia, Polonia, Italia dhe arbëreshët sollën kulturën, traditat dhe kreativitetin e tyre, duke e kthyer qytetin në një skenë të madhe feste ndërkombëtare.
“Një festival ndërkombëtar që sjell fryëmn jo vetëm të Korçës, por edhe jashtë saj. Kemi grupe që vazhdojnë të ruajnë traditën e karnavaleve të Korçës, grupe të reja, kemi bërë butafori të shumta. Korça si asnjëherë më parë”, tha Blerta Belliu.
Kulmi i festës ishte parada madhështore e cila nisi nga Lëndina e Lotëve duke përshkuar më pas rrugët e qytetit.
Pjesëmarrësit e huaj vlerësuan organizimin dhe atmosferën e krijuar në qytet.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri. Ne jemi skuadra rumune nga Petroshani dhe përfaqësojmë personazhe nga përrallat rumune. Mbretër, mbretëresha, magjistarë, fshatarë, kafshë, folklori rumun. Arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit.”
"Pra, ne jemi si njerëzit, shprehim emocione dhe po tregojmë se njerëzit në të vërtetë janë të mirë. Ne jemi zogjtë dhe jemi të lirë, ashtu si një zog. Unë jam diçka si udhëheqësja, ndërsa ato me të zeza përfaqësojnë diçka të keqe, Dhe pastaj, zogjtë me blu dhe të bardhë vijnë dhe i shpëtojnë ato. Kështu që, unë jam zogjtë, e lirë. Jo, unë jam këtu për herë të tretë. Është bukur, më pëlqen ky karnaval. Duken të lumtur dhe të gjithë janë në atmosferë karnavali, kështu që edhe ne jemi shumë të lumtura."
Për artistët vendas emocionet janë të mëdha, kryesisht ata që dhurojnë fëmijët teksa gëzojnë nga kjo atmosferë.
Sezoni turistik edhe këtë vit do të karakterizohet nga aktivitete të shumta në Korçë të cilët pritet të tërheqin mijëra vizitorë, duke e kthyer qytetin në një nga destinacionet më të preferuara turistike të verës në Shqipëri.
Komente







