Karrikatura e artistit nga Kosova
mbyllet ekspozita në Turqi

Karrikatura e artistit nga Kosova<br />mbyllet ekspozita në Turqi
TIRANË - Një ekspozitë me karikatura që i ishte kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë në Turqi, pasi është parë si e denjë.

Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe shkruan gazeta austriake "Tiroler Tageszeitung", në faqen e saj në internet.
 
Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova, Murat Ahmeti, e cila është shpërblyer nga revista turke e karikaturës, “Don Quichotte”. Ekspozita ishte hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
 
Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jeton në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.
 
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët