Policia e Elbasanit ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale A. H., i cili ishte në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku u përfshi në një aksident me pasojë dy të vdekur.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku në rrugën rurale Mollas-Selitë,  tek "Ura e Sharrës",  në fshatin Kamuna, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka goditur karrocën që tërhiqej nga një kafshë pune.

Pasi ka goditur karrocën, makina që drejtohej nga 24-vjeçari ka dalë në krah të kundërt ku është përplasur me mjetin tjetër që vinte përballë.

Si pasojë e përplasjes, mbeten të vdekur Agron Shermadhi 48 vjeç banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet e përplasur si dhe  Agim Menci 50 vjeç i cili drejtonte një karrocë të mbushur me misër që tërhiqej nga një gomar. Po ashtu, në këtë aksident mbetën të plagosur edhe dy persona. 

Mësohet se ka qenë karroca e viktimës Agim Menci dyshohet të jetë bërë shkak për këtë aksident. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se karroca ka dalë nga ara ku viktima kishte mbledhur misër dhe i ka prerë rrugën makinës tip 'Benz'.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se materialet lidhur me këtë aksident i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme, ndërsa i arrestuar akuzohet për "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ora 20:34
Aksident në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur