Karrotat janë ndër perimet më të thjeshta dhe më të zakonshme në tryezat tona, por pas ngjyrës së tyre të ndezur fshihet një fuqi e jashtëzakonshme shëruese. Të pasura me beta–karoten, vitamina, antioksidantë dhe fibra, ato janë një ushqim i pazëvendësueshëm për shëndetin e syve, lëkurës, zemrës, sistemit imunitar e shumë e shumë të tjera. I ftuar në "Rreze Dielli" në Report TV, nutricionisti Altin Joka tregon se çfarë i bën karrotat kaq të vlefshme dhe pse ia vlen t’i konsumojmë çdo ditë.

“Karrota është cilësuar feneri i dritës, simboli i dritës në trupin tonë. Nëpërmjet pigmentimit, ajo aktivizon disa receptorë të ndjeshëm ndaj dritës, të pranishëm jo vetëm tek sytë, por edhe në trup e lëkurë. Karrota rregullon problemet me gjumin dhe përqëndrimin, i flet trupit tonë nëpërmjet dritës duke u absorvuar nga qelizat tona. Betakaroteni që ka vitaminë A, përkthehet në një formë aktive të renitolit, por për ta bërë këtë i nevojitet yndyrë e shëndetshme dhe zink. Në mungesë të tyre karrota ngelet element i bukur, por pa funksion. Karrota forcon sistemin imunitar, balancon hormonet, stabilizon progresteronin, si dhe ka përbërës antitumorial. Ajo ndikon edhe në detoksifikimin e mëlçisë”, thotë Joka.

Kujdes ka disa varietete karrotash, ja kë duhet të zgjidhni!

Ato që janë spërkatur me klor dhe janë në qese, nuk janë të shëndetshme. Zgjidhni ato karrota që kanë mustaqe dhe pjesë bishti, aromë të veçantë që i ngjan selinosë dhe nëse e gërvishtni ajo duhet të ketë lëng. Sa më e hollë dhe e vogël aq më e mirë është karrota.

“Diabetikët mund ta përdorin pa frikë, por mos e konsumoni të shtrydhur se eleminoni fibrat dhe merrni më shumë fruktozë. Më mirë gatueni në avull sepse ka përthithje më të madhe, ose konsumoheni edhe të gjallë. Nëse e kombinoni me vaj ulliri, e skuqni pak, rrisni aftësinë përthithëse të vlerave që ka karrota. Shumë e mirë është edhe karrota e fermentuar, pasi e përthithini akoma dhe më shumë betakarotenin”.

Këto janë kombinimet më të mira që të merrni të gjitha vlerat e karrotës

Vaj ulliri me karrotë

Karrotë me avokado

Karrotë me lëng kockash, shtoni patate të kuqe majdanoz dhe qepë

Karrotë me fara liri dhe fara chia ose me arra

Karrotë me limon, kombinim që na ndihmon në tretjen e yndyrës

Karrotë me peshk, mish dhe vezë

Karrotë me xhinxher, piper, kurkum dhe erëza, ndikon në problemet e qarkullimit të gjakut dhe shton nivelin e antiinflamacionit kur shtojmë gjithashtu edhe koriandër e majdanoz.

Receta më e mirë është karrotë e gatuar me vaj ulliri, pak limon pak majdanoz, kështu bëjmë një përthithje maksimale të elementëve që ka, këshilloi Joka në fund.