Karteli i drogës sulmon me armë zjarri burgun në Meksikë, vdesin 10 persona! 24 të burgosur arrijnë të arratisen

Karteli i drogës sulmon me armë zjarri burgun në Meksikë, vdesin 10 persona! 24 të burgosur arrijnë të arratisen

Familjarët e viktimave jashtë burgut

Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr ndaj objektit.

Policia tha se një grup personash të armatosur mbërritën para portës së burgut shtetëror dhe filluan të qëllonin në breshëri ndaj rojeve të burgut. Dhjetë persona u vranë, mes tyre edhe katër të burgosur. Ndërsa 24 të burgosur kanë arritur të arratisen duke përfituar nga rrëmuja e krijuar pas sulmit me armë zjarri.

Përleshjet brenda burgut, ku të burgosurit nga bandat e ndryshme kriminale dhe kartelet e drogës janë vendosur në blloqe qeli të veçanta, bënë që 13 persona të plagoseshin. Katër prej tyre po trajtohen në spital, shkruajnë mediat e huaja.

Të afërmit e të burgosurve që humbën jetën mbërritën jashtë ambienteve të burgut ku shpërthyen në të qara menjëherë pasi morën lajmin e hidhur. Një prej grave që pa ngjarjen e ndodhur tha se grupi i armatosur i personave ishin të gjithë të feshur me të zeza dhe se policët po hapnin zjarr ndaj çdo makine që ndodhej para hyrjes së burgut.

Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale pas kësaj.

Qyteti ka përjetuar vite të tëra përplasjesh të dhunshme midis karteleve rivale të drogës Sinaloa dhe Juarez, duke vrarë mijëra njerëz në dekadën e fundit. Në të njëjtin burg pati një kryengritje në gusht të vitit të kaluar, duke shkaktuar një trazirë brenda burgut që u përhap në rrugë, duke vrarë 11 njerëz.

Të dy incidentet nënvizojnë forcën që kartelet e drogës ushtrojnë ende në sistemin e burgjeve. Prokurorët në qytetin, i cili ndodhet përtej kufirit nga El Paso, Teksas, kanë premtuar një hetim për sulmin e fundit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën