Kartolina e Krishtlindjeve e familjes
Kardashian, jashtë çdo parashikimi!

Kartolina e Krishtlindjeve e familjes<br />Kardashian, jashtë çdo parashikimi!
Nëse ka diçka që të gjithë e presin me padurim gjatë fundvitit, përveç magjisë së festave sigurisht, është kartolina që do të publikojë familja më e përfolur në botë. Kjo sepse femrat e klanit Kardashian dinë t'i bëjnë gjërat zhurmshëm!

Kartolina e Krishtlindjeve për to është rezultat i një pune intensive, i një bashkëpunimi me profesionistët më të mirë në atë fushë dhe sigurisht rezultati është mbreslënës. Pas një viti mungesë, këtë herë protagonistët e kartolinës së famshme nuk ishte Kimi, as motrat e saj, as Kris apo Caitlyn Jenner.

Ishin të gjithë pinjollët Kardashian duke filluar nga Mason, Penelope, North dhe vogëlushi Reign, që të veshur me të zeza dhe flokë të kuruar, duken si fëmijët më fashion që marrin frymë mbi tokë.

Një burim pranë familjes ka thënë për E! News: "Ky vit ka qenë veçanërisht i shfrenuar për familjen, sa e kishin shumë të vështirë të mendonin për një set fotografik. Një foto vetëm e fëmijëve dukej si zgjidhja perfekte".

Mund të jetë kështu, ashtu siç mund të jetë dhe ideja e Kim, që nuk ndihet në gjendjen e duhur fizike për të realizuar një set fotografik bombastik...por kush jemi ne për të gjykuar?!
kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë