Karvani me 980 makina vjen nga Polonia në Shqipëri, Rama poston fotot

Karvani me 980 makina vjen nga Polonia në Shqipëri, Rama poston fotot

Złombol

2000 udhëtarë të nisur nga Polonia po vijnë në Shqipëri në kuadër të Złombol, një gare paksa të pazakontë. Ata do të mbërrijnë në Shqipëri me plot 980 automjete, në formë karvani. Ngjarjen e bëri publike kryeministri Rama në Facebook, teksa theksoi se 126.795 turistë polakë kanë vizituar Shqipërinë nga janari i këtij viti e deri në gusht.

“Dhe me karvanin e mbi 2 mijë udhëtarëve të apasionuar, me plot 980 automjete të nisura nga Polonia në vendin tonë, ju uroj një ditë të mbarë. 126.795, turistë polakë vizituan vendin tonë gjatë periudhës Janar - Gusht 2022, 40.199 turistë më shumë se një 1 vit më parë”, shkroi Rama.

Złombol përkufizohet si një garë "bamirësie" qëllimi i të cilës është që udhëtarët të plotësojnë rreth 2500 km, duke përdorur makina që janë ndërtuar ose projektuar gjatë epokës komuniste. Ngjarja zhvillohet çdo vit në korrik, gusht ose shtator, dhe pika e nisjes është gjithmonë Katovica.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 07/09/2022 10:41

    Aventurieret esht veshtire te kontrollohen. Zoti ju rujte po ketej sdo kalonin pa masa te rrepta sigurie.

    Përgjigju
  • Alex: 07/09/2022 09:26

    Shikoni ne fund sa do te perplasen ne Shqiperi......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim