Në ankimimin e bërë nga Ferdinand Ndoja kërkohet heqja e masës së arrestit me burg dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje”, pasi si Meshini dhe avokati i tij e mohojnë përfshirjen në vrasjen e Devi Kasmit.
24-vjeçari Mario Meshini ishte i pari i arrestuar në lidhje me atentatin e Kasmit, dhe për të u caktua masa arrest me burg.
Pas Meshinit tij u arrestuan shtetasi grek Eftimi Eftimius, i akuzuar si vrasësi dhe 3 persona të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtor në vrasje.
Ditën e hënë nga Krimet e Rënda është dhënë masa arrest me burg për grekun dhe tre të arrestuarit e tjerë e dyshuar si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit.
Er.K/Shqiptarja.com