Kaso për A1 Raport: Të gjitha
shkeljet janë dokumentuar nga PD

Kaso për A1 Raport: Të gjitha<br />shkeljet janë dokumentuar nga PD
Në një intervistë për A1 Report, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka folur rreth situatës së sotme në burgun e Rrogozhinës, ku  të burgosurit të cilët vuanin dënimin aty nuk kanë mundur të votojnë. Ai tha se KQZ nuk ka mbajtur një qëndrim të hapur veçanërisht me PD-në në këtë rast, teksa ka shtuar se forcat politike janë lajmëruar në orën 2 të mëngjesit që të çojnë komisionerët në Rrogozhinë.

Nuk ka pasur asnjë zgjedhës të regjistruar sepse nuk ka pasur anjë qytetarë që ndodhet në burgun e Rrogozhinës të regjistruar në regjistruar si qytetar i Rrogozhinës, të cilët të kishin të drejtën të votonin. Dje KQZ është vënë në dijeni të faktit që këta zgjedhës janë rregjistruar dhe mund të votojnë. Vetëm në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme u mor vendimi për ngritjen e një qëndre të tillë. Sot në mëngjes janë lajmëruar forcat politike të çojnë komisionerët. KQZ nuk ka mbajtur një qëndrim të hapur veçanërisht me ne në këtë rast. Nuk ka asnjë akt të orkestruar nga PD. E njëjta problematikë ka ndodhur edhe në KZAZ 44. Në të cilën nuk është hapur fare procesi i votimit deri në orën 1 të ditës së sotme”, - tha ai.

Më tej, ai tha se nuk është detyrë e tyre që të njoftojnë KQZ-në, por e kësaj të fundit për të njoftuar të gjitha të gjitha forcat politike.

Ne nuk kemi për detyrë të njoftojmë KQZ, është detyrë e asaj të na njoftojë ne. KQZ thotë të dënojmë informacionin e orës 12 të mëngjesit. Ne u akuzuam pa të drejtë për bllokim të procesit. Komisionerët na njoftuan se të gjithë informacionin që na kanë dhënën ne, ua ka dhënë edhe të gjithë anëtarëve të KQZ-së”, - tha Kaso
 
Ndërsa përsa i përket asaj që ndodhi në Kurbin, ku gjatë proçesit të sotëm të votimit nuk kanë qenë të pranishëm komisionerët e Partisë Demokratike, ai tha se të gjitha shkeliet e bëra aty janë dokumentuar dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për këtë.

“Anëtarët tanë e kanë pasur të pamundur të merrnin pjesë në atë njësi të qeverisjes vendore . Të gjitha shkeliet atje do të dokumentohen dhe të gjithë shkelësit do të vihen përpara drejtësisë.  Fillimet e procesit të votimit në Kurbin ishin të paligjshme. Nuk dimë kush kanë qenë pjesmarrësit në votime dhe me çfarë listas kanë votuar”, - tha ai.

Ndërsa, për atë që u raportua se ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku kandidati i PD-së u dërgonte mesazhe qytetarëve dhe u bënte thirrje atyre që të votonin atë, ai tha se nuk ka asnjë informacion.  

Nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë rast”, - tha Kaso.  

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës