Ivi Kaso në Report Tv: Kemi dyshime për deputetë me të shkuar kriminale! S’ka bashkëpunim Rama-Basha, PD do jetë në parlament në betejë me mazhorancën

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv tha se kanë dyshime dhe prova se deputetë të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit janë me të shkuar kriminale.

“Ky ligj ka qenë i ashpër më i ashpër se vendet e rajonit. Kjo ngelet për tu parë nëse në këtë parlament ka njerëz me të shkuar kriminale. Ne kemi prova dhe dyshime për deputetë me të shkuar kriminale, të dosjeve 339, kanë vazhduar aktivitetin duke u mbështetur te persona ose grupime me rekorde kriminale por kemi dhe raste e persona që kanë dalë jashtë panoramës për shkak të ligjit të dekriminalizimit por kanë kandiduar të afërm, djalin vajzën”, tha Kaso.

Referuar kërkesës ankimore të bërë në KQZ nga PD për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe, Kaso tha se procesi zgjedhor sipas tij ka pasur shumë parregullsi, të cilat dhe i ka përmendur.

“Kemi kërkuar anulimin për 9 qarqe. Një proces zgjedhor i shënuar nga parregullsi të shumta. Nuk kemi hapur shampanjë, vullneti i shqiptarëve është në kuti kemi thënë. Provat që kemi paraqitur janë prova të shumta disa qindra fashikuj të cilat janë depozituar në KQZ, po një pjesë e mirë e të cilave janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme për publikun në momentin përgatitor të procesit. Kemi qenë besimplotë që kuadri ligjor ishte ngritur dhe studiuar që të parandalonte një sërë shkeljesh.

Janë përdorur të gjithë elementët që nga procesi i legalizimit, përdorimi i administratës zgjedhore përdorimi i policisë, vendime të rëndësishme të një karakteri administrativ pr të fituar zgjedhjet. Pak a shumë për cilëndo zonë zgjedhore shkeljet janë të shumllojshme, fillojnë që nga ndryshimet ligjore jo të dakordësuara, ndryshimi i kodit zgjedhor, keqpërdorim i burimeve shtetërore. Vendimi për të mbyllur kufitë vetëm për zgjedhje vetëm që të mos votonin emigrantët. Menjëherë më pas ky vendim u shfuqizua pa asnjë shkak. Shifrat e covid në këto 2 vendeve kanë qenë njësoj si pas zgjedhjeve dhe si para zgjedhjeve. Kemi më shumë se 10 mijë të punësuar me kontratë pune, kontrat që përfundon pas zgjedhjeve”.

Lidhur me “luftën” e nisur brenda PD, ku një grup kërkon largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për Kason është një proces natyral dhe i shëndetshëm për partinë.

“Debati pas përfundimit të procesit zgjedhor është proces natyral dhe i shënteshëm për partinë pasi shërben në shëndoshjen e saj dhe poërmirësimin e performancës, është proces natyral. Jemi ende në proces dhe për sa kohë jemi ende në proices përgjegjësia jonë jo vetëm ndaj atyre që na kanë votuar është që të bëjmë transparencë mbi çdo aspekt të errët ndaj çdo masakre të 25 prillit”.

Ndalur te ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me kreun e PD Lulzim Basha, Kasoi tha se nuk ka negociata mes mazhorancës dhe opozitës. Madje këtu shtoi se PD do të jetë në parlament për të përballur mendimet me mazhorancën, duke e quajtur këtë si një moment beteje.

“Ska negociata mes mazhorancës dhe opozitës e vetmja mund të ishte ajo e nxjerrjes para ligjit e asaj që ka ndodhur me zgjedhje. Kjo mazhorancë ka ndërtuar një skemë kriminale të shpërdorimit të burimeve të shtetit në funksion të arritjes së rezultatit që mori. Ska patur asnjë vendimmarrje nga PD për mosmarrje pjesë në parlament. E shohim parlamentin dhe çfarëdolloj forumi për të përplasur mendimin tonë me mazhorancën si një moment beteje, fuqia që na kanë dhënë më 25 prill është e gjitha atje. Ne duam ta çmomtojnë këtë model të shpërdorimit të vullnetit të qytetarëve”.

Ndërsa tha se teza e bashkëqeverisjes PS-PD është për të zhvendosur vëmendjen, Kaso foli dhe për komisionin hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se si jurist ka rezerva se është i paligjshëm. Kurse deklaratën e Ramës i cili tha se do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri, Kaso e quan një mënyrë shpërqendrimi për opozitën nga kërkesa për të bërë transparencë.

“Teza e bashkëqeverisjes është e konësumuar kërkon të zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja. Asgjë nuk e shpërqendron opozitën për të bërë transparencë. Si jurist kam rezervat e mia edhe për komisionin hetimor të ngritur dhe për mënyrën si është ngritur. Në 4 muajt e fundit të mandatit kuvendi të merret vetëm me rregullimin e këtyre aspekteve për mbarë shoqërinë dhe jo me këtë. Rezerva ime e parë është sa i përket ligjshmërisë së komisionit hetimor”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dashnori Mones: 11/05/2021 04:51

    Kamarjer, nje IVI Ricoco te lutem.

    Përgjigju
  • goni: 10/05/2021 22:47

    njerez pa kellqe ,nese besoni se ju jane vjedhur apo blere votat dhe nese keni prova per kete gje aq sa te kete ndikuar ne rezultatin final ,skeni pse prisni as kas as spak ,dorezoni mandatet ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja