Një konflikt mes Taulant Haxhiraj dhe agjentit të krimit ekonomik në Vlorë Renaldo Avduli, ka sjellë sigurimin e shumë provave të tjera, që implikonin ata në parcelat me drogë të shkatëruara në fshatrat Vazhdanisht dhe Treblovë të Vlorës.
Përgjimet e prokurorisë tregojnë se që prej fillimit të shtatorit dhe deri në fund të këtij muaji, mes agjentit të policisë Renaldo Avdulaj dhe Haxhirajt ka pasur zënka me fjalë në telefon dhe në takime direkt në lokale të ndryshme të Vlorës, ku Haxhiraj i ka kërkuar llogari punonjësit të policisë për asgjësimin e një parcele droge në 15 shtator të 2016 nga forcat e FNSH.
Shumë nga këto biseda të kryera mes dy personave të mësipërm në telefon, janë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe nga përmbajtja e këtyre bisedave kuptohej qartë që Haxhirajt ishte i pakënaqur nga agjenti i policisë, duke i pohuar se i kishte shkuar dëm gjithë ai investim. Nga ana tjetër agjenti i policisë, i ka garantuar gjatë bisedës se ai nuk kishte pasur informacion për një operacion të tillë të kryer nga FNSH dhe policia e Vlorës në 15 shtato. Akoma më tepër agjenti ka pohuar gjatë zënkës se ai rrezikonte të humbiste dhe investimin e tij.
Haxhiraj: Drogën time e asgjësuan
Taulant Haxhiraj,që sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda konsiderohet si një nga tre drejtuesit dhe financuesit e kultivimit të drogës në Vlorë, ka qënë i vetmi nga të arrestuarit që ka folur para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Haxhiraj, ka treguar se ai nuk drejton asnjë grup kriminal, dhe se për sa i përket bisedave me agjentin e policisë së Vlorë Renaldo Avdulin, Haxhiraj ka treguar se ka njohje me këtë person, pasi e ka bashkëqytetar. Gjatë caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, Haxhiraj tregoi para gjykatës se ai ka pasur një parcelë me drogë, por jo në fshatin Vazhdanisht dhe Treblovë, siç pretendon policia dhe prokuroria. “Unë kam pasur një parcelë me drogë dhe e kam financuar kultivimin e saj. Por jo në Treblovë apo në Vazhdanisht. Që ta dijë prokurori dhe gjykata, parcela ime është zbuluar dhe asgjësuar nga policia në 15 shtator të 2016, ndërsa parcelat apo kasollet e zbulura tre ditë më parë, nuk janë të miat dhe unë skam asnjë dijeni se të kujt janë këto parcela”-ka pohuar Haxhiraj në sallën e gjyqit. Ndërkohë më tej ai ka shtuar se prokurorët kanë përdorur bisedat e tij telefonike të përgjuara gjatë periudhës së 15 shtatorit ku flitej për parcelën e asgjësuar, dhe tashmë i përdorin këto biseda për ngritjen e akuzës si “Grup të strukturuar kriminal”. Haxhiraj, pranoi se ishte pronar i një parcele por jo i atyre që shkatërroi policia tre ditë me parë.
Lidhje me persona të tjerë
Nga hetimet paraprake, thuhet në dosjen e prokurorisë, dyshohet se efektivi Avduli ka lidhje me personat të tjerë, të njohur në zonën e Vlorës për kultivimin dhe tregimin e drogave të forta. Në këtë drejtim policia dhe prokuroria është duke kryer një sërë verifikime me qëllim, zbulimin e autorëve të tjerë. Renaldo Avduli, agjenti i policisë së Vlorës tashmë i shpallur në kërkim, sipas prokurorisë nuk ishte thjesht informator i paguar i grupit kriminal, por Avduli zotëronte në cilësinë e pronarit dy parcelave me drogë të asgjësuara nga FNSH, mes teritorit të fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë në Vlorë. Prokuroria ka siguruar prova se Renaldo Avduli, kishte dy nga disa parcelat e drogës së asgjësuar tre ditë më parë në zonën malore të Vlorës.
Dy parcela
Prokuroria ka siguruar prova se Renaldo Avduli, kishte dy nga disa parcelat e drogës së asgjësuar tre ditë më parë në zonën malore të Vlorës.
Investimi
Në përgjimet e kryera nga prokuroria ka rezultuar se agjenti ka pohuar gjatë zënkës me Haxhiraj se ai rrezikonte të humbiste dhe investimin e tij.
6 kasollet
“Që ta dijë prokurori dhe gjykata, parcela ime është zbuluar dhe asgjësuar nga policia në 15 shtator të 2016, ndërsa 6 kasollet sjanë të miat”.
Pasuria, Të afërm të Haxhirajt: S’ka binznese ka marrë 3 mln lekë kredi
Të afërm të Taulant Haxhiraj të arrestuar nga prokuroria si drejtues i grupit kriminal që kultivonte drogë në Vlorë, deklarojnë se Haxhiraj nuk përfaqëson asnjë biznes në Vlorë dhe s’është biznesmen. Sipas tyre familja e tij ka probleme ekonomike dhe se kohët e fundit kanë marrë dhe një kredi 3 milion lekë të vjetra me qëllim për të mbijetuar. Madje disa prej tyre thanë pas caktimin të masës së sigurisë të “arrestit në burg”, që Haxhiraj të transferohej në burgun e Vlorës, aty ku familja do e kishte më të lehtë për ta takuar, dhe jo në Tiranë, duke u shprehur se e kanë të pamundur financiarisht të përballojnë shpenzimet e rrugës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO