/ATSH-AFP/ - Presidentja e bankës së parë greke, Louka Katseli theksoi se një marrëveshje do të arrihej me kreditorët (BE, BQE, FMN) për të shmangur një falimentim të vendit duke paralajmëruar kundër pasojave shumë të rënda që do të prodhonin skenar të kundërt.
"Nëse nuk ka marrëveshje dhe Greqia shpallet e paaftë për të paguar, do të ketë pasoja për sistemin bankar, por mendoj se mirëkuptimi do të mbizotërojë dhe se një marrëveshje do të arrihet", deklaroi Luka Katseli, presidente e Bankës Kombëtare e Greqisë (BNG), në një intervistë të publikuar në stacionin televiziv të BBC-së.
Këto deklarata u bënë ndërkohë që një samit i jashtëzakonshëm i zonës euro do të zhvillohet nesër në Bruksel në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën kritike të Greqisë, në prag të falimentimit. Në mungëse të marrëveshjes deri në fund të qershorit, ku vend rrezikon të mos jetë në gjendje të rimbursojë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
"Nuk mund ta imagjinoj një falimentim brenda zonës euro. Besoj se pasojat për eurozonën do të ishin shumë të rënda", shtoi Katseli, një ish-ministre socialiste që mbështet tashmë Syrizan, partia e majtë radikale në pushtet.