Kastraveci, spiroxamina është dy
herë më e lartë se normat e BE

Kastraveci, spiroxamina është dy<br />herë më e lartë se normat e BE
TIRANË - Sasia e spiroxaminës, një pesticid që lufton sëmundjen e hirit, e gjetur në kastravecët e bllokuar nga Mali i Zi, është thuajse dy herë më e lartë se norma e lejuar. Ali Çoka, specialist i mbrojtjes së bimëve, thotë se kufiri i BE-së është 0.05 njësi për kg, ndërsa në sasinë që u bllokua ishte 0.09 njësi për kg.

"Për mendim tim në perime pesticidi duhet përdorur 3 javë para vjeljes në momentin që duhet të jetë e detyrueshme, sidomos në fazat e para bimore. Nuk mund të përdoret në fazën tre javë para vjeljes. Vërtet është problematike si vlerë. 0.05 njësi për kg është një shifër që e ka përcaktuar BE-ja. Po të përmendim babain e toksikologjisë moderne, zviceranin Pare Celsjus, ai thotë 'doza e tepërt është helm", thotë Çoka.

Lindita Molla, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik, e ftuar në emsionin e mëngjesit "Rreze dielli" thotë se ky rast duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi dhe të zbatohet protokolli i përdorimit të pesticideve, në mënyrë që ajo që hamë të jetë e sigurt.

Spiroxamina është certifikuar nga BE dhe ka dalë në treg në vitin 2011. Ajo përdoret për të luftuar sëmundjen e hirit tek hardhia dhe drithërat, por nuk e ka në spektrin e saj këtë sëmundje tek perimet. Për më tepër, sipas ekspertëve, kjo sëmundje nuk zhvillohet në këtë stinë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër