Kastriot Islami në listën e PD-së
Berisha mban fjalën për 3 ishët
Kryeministri Berisha vendos në listat e sigurta të Partisë Demokratike deputetët Kastriot Islamin, Gjovalin Kadelin dhe Asllan Dogjanin. Në seancën e 15 prillit ku 3 ish- socialistët bashkuan votat me PD për të votuar shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho Berisha premtoi “bashkëpunim afatgjatë" (Foto: Bizhga, duke debatuar me Islamin, 15 prill ).
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha kërkon të mbyllë brenda të hënës listën e deputetëve të forcës së tij politike, por edhe koalicionet.
Burime brenda kësaj partie tregojnë për Shqiptarja.com se emrat më “të spikatur” në listën e sigurt të Berishës janë Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. Berisha ka vendosur që ata të jenë në listat e sigurta të PD-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë hamendjet e ditëve të fundit.
Tre deputetët, të zgjedhur në emër të Partisë Socialiste janë shkëputur nga kjo forcë politike dhe kanë votuar për propozimet dhe ligjet e sjella në Kuvend nga mazhoranca. Kjo ka ndodhur për gati dy vjet me deputetin Islami, ndërkohë që dy deputetët e tjerë kanë qenë vendimtarë në votimin për shkarkimin e anëtarit të Komisionit QEndror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho.
“Me këta tre deputetë do të kemi një bashkëpunim të gjatë”, ka deklaruar Berisha në fund të kësaj seance, duke premtuar edhe publikisht vendin e deputetit për këta tre emra.
Kur mbeten edhe pak ditë nga regjistrimi përfundimtar në Komsionin Qëndror të Zgjedhjeve të koalicioneve zyrtare, Berisha duket se po nxiton të mbyllë edhe listat emërore të deputetëve ku deri tani më të sigurt ndihen ministrat dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të kryeministrit. Pas mesnatës së djeshme, këtë siguri e kanë edhe ishët socialistë, Islami, Dogjani dhe Kadeli.
Deputeti Kastriot Islami është shkëputur nga Partia Socialiste prej gati dy vjetësh, pas një sërë kundërshtish që ka pasur ai me vendimet politike të kësaj partie dhe menjëherë është pozicionuar pranë Parttisë Demokratike, duke votuar edhe pro vendimeve të qeverisë në Kuvend. Ndërkohë që deputetët Dogjani dhe Kadeli, janë shkëputur vetëm pak ditë më parë, pasi është mësuar se ata nuk do të jenë më në listat e PS-së.
Votimi i tre ishëve të Partisë Socialiste, të cilët me votën e tyre siguruan mazhorancën mbijetuese të qeverisë së Berishës, ka sjellë për dy seanca me radhë irritimin e deputetëve të tjerë të PS-së, të cilët kanë kaluar edhe në fyerje dhe veprime fizike, madje një grup socialistësh edhe ka protestuar para shtëpisë së Islamit. Megjithatë kjo nuk ia ka ndaluar deputetët të marrin vendimin e tyre, pra të pranojnë ofertën e bërë nga Berisha, deputetë të sigurt, por këtë radhë të Partisë Demokratike.
(Foto: Bizhga, duke debatuar me Islamin, pas votimit per shkarkimin e anetarit te LSI ne KQZ, Ilirian Muho, 15 prill 2013).Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.04.2013
Redaksia Oline
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44