Kastro Zizo dhe Elinara
Shehu provokojnë me “Porno Days”
Emri i tij ka bërë “boom” në skenë dhe padyshim për këtë arsye, në çdo dalje ai sjell risi në tregun muzikor shqiptar. Ky është këngëtari Kastro Zizo që “godit” fansat me këngët e tij, këngë të cilat kanë tematika që nuk i hasim në Shqipëri.
Emri i tij ka bërë “boom” në skenë dhe padyshim për këtë arsye, në çdo dalje ai sjell risi në tregun muzikor shqiptar. Ky është këngëtari Kastro Zizo që “godit” fansat me këngët e tij, këngë të cilat kanë tematika që nuk i hasim në Shqipëri.
Drejtuesi i emisionit “Kasketa Show” në A1 Report, Elvis Bega ose Kastro Zizo ka nxjerrë së fundmi një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me këngëtaren Elinara Shehu me këngën më të re “Porno Days”, këngë e cila vetëm në dy ditë ka marrë mijëra klikime në “Youtube”. “Porno Days” veç komenteve pozitive që ka marrë gjatë këtyre dy ditëve, ka ngjallë dhe reagime për shkak të skenave provokative në klip.
Këtë gjë e ka sqaruar dhe vetë Kastro përmes rrjetit social “Facebook” ku shkruan: “Në fillim dua të falenderoj të gjithë njerëzit dashamirës që më kanë mbështetur në këtë projekt të ri timin me Elinara Shehu dhe dua të përshëndes të gjithë brekë grisurit që më shkruajnë pseudo kërcënime për imazhin tim në klip. Extremizmat fetar i urrej.
Jemi të gjithë pjellë të tokës, ajrit, zjarrit, ujit dhe Zotit dhe si shqiptarë duhet të bëjmë më shumë për ta dashur njëri - tjetrin...dhe jo të mbajmë qëndrime idiotike! Ju lutem kuptoni çka dashur autoritë thotë”, përfundon Kastro. Duket se të dy këngëtarët kanë dashur të godasin me këtë këngë, e cila është mjaft provokuese, si në videoklip, ashtu edhe në tekstin e këngës. Dhe vërtet që ja ka dalë në treg.
Dy këngëtarët të cilët janë miq prej vitesh, duke nxjerrë në pah sytë e tyre jeshil në një mënyrë shumë provokuese në videoklip kanë nxjerrë një këngë elektrizuese. Edhe titulli i këngës “Porno Days” intrigon më tepër duke e bërë këtë prodhim të ri muzikor mjaft provokues.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.1%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22
-
Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues
5 Tetor, 22:05
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Mero Baze: Karrigedjegurit
5 Tetor, 21:44
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38