Katër mbikqyrësit e rinj të ARMO-s:
dy të huaj dhe dy Erinda shqiptare

Katër mbikqyrësit e rinj të ARMO-s:<br />dy të huaj dhe dy Erinda shqiptare
TIRANË - Ndërsa “Heaney Assets Corporation”, për të cilën nuk ekziston asnjë e dhënë në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimi si dhe në regjistrat e biznese të huaja online, “A1Report!” ka siguruar “background”-in për 4 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të pronarëve të rinj të ARMOS-s.

Abe Halati është këshilltar i presidentit të një kompanie azere, e cila merret me produktet e nëntokës si ar, minerale dhe të tjera.
 
Erinda Ismailaj është një 26- vjeçare shqiptare, e cila me sa duket e ka përfituar këtë pozicion nga shefja e saj Erinda Ballanca, pasi Erinda, siç shkruan dhe në profilin e saj, e diplomuara për jurisprundencë, është punonjëse në studion ligjore “Ballanca Office Lou”.

Erinda Ballanca, tashmë e njohur për publikun si avokatja e familjes Berisha si dhe mbrojtësia ligjore e azerëve, të cilët pak kohë më parë i dhanë hua Rezart Taçit, 75 milionë euro për blerjen e ARMO-s - para të cilat s’u kthyen asnjëherë e me sa duket janë dhe molla e sherrit në këtë transaksion të dyshimtë.

Laurence Stroch është një emër tjetër për të cilin rezulton pak informacion; ai është anëtari i katërt i Këshillit dhe nga të dhënat në internet, rezulton të jetë  jurist amerikan.
 
Redaksia online
(ar.sh/g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur