Katër zv.ministra kandiduan për
deputetë pa dhënë dorëheqjen

TIRANE- Katër zëvendësministra të qeverisë së drejtuar nga Berisha kanë hyrë në garën elektorale të 28 qershorit të vitit 2009, kanë fituar mandatin e deputetit e kanë vazhduar të mbajnë njëkohësisht të dy këto funksione të papajtueshëm me njëri-tjetrin.

Gent Strazimiri, zv.ministër i Brendshëm, Sherefedin Shehu, zv.ministër i financave, Pavlina Hoti, zv.ministre e drejtësisë dhe Adriana Gjonaj, zv.ministre e Arsimit dhe shkencës, kanë provuar fatin e tyre në listën shumëemërore të PD për të qënë pjesë e Kuvendit në radhët e mazhorancës duke pasur jo vetëm detyrën e numrit dy të dikastereve por duke patur dhe tërë benificet që burojnë nga këto poste, makina, karburant, staf dhe për më tepër pagesë. Njëherësh duke mos pasur as "riskun" e të mbeturit jashtë listave dhe jashtë dikastereve. Asnjëri prej këtyre katër zv.ministrave nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra që kanë mbajtur më datën 27 maj 2009, ditë kur lista shumemërore e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike u dërgua në KQZ. Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 69, pika e, përcakton se "....Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra...", "Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji".

Neni pasardhës, neni 70, përcakton se: "Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj". Kjo tregon se dhe mandati i këtyre deputetëve është shumë i diskutueshëm dhe ka nevojë për interpretim në Kushtetuese.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq