Parlamenti katalanas votoi sot një ligj duke i hapur rrugën një referendumi mbi pavarësinë e rajonit ndaj Spanjës dhe duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin që presidenti i Katalonjës, Artur Mas, kërkon të zhvillohet më 9 nëntor.

Ligji i miratuar nga 106 deputetë dhe i kundërshtuar 28 te tjere, autorizon qeverinë rajonale të organizojë "referendume popullore" me karakter jodetyrues, por që mund të kundërshtohen në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria spanjolle./ATSH/