Spanja është përfshirë në ditët e fundit nga shumë diskutime, të cilat nuk lidhen vetëm me krizën ekonomike që po kalon vendi, por edhe me pavarësinë e Katalunjës. Protesta e 11 shtatorit që u zhvillua në rrugët e Barcelonës nga më shumë se 1 milionë persona që kërkonin pavarësinë nga Spanja, ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e ekipit të Barcelonës në kampionatin spanjoll të futbollit. Nëse rajoni i Katalunjës do të shkëputej plotësisht nga Spanja, duke fituar pavarësinë, atëherë do të krijonte edhe një problem për pjesëmarrjen në La Liga, pasi Federata spanjolle e futbollit e përcakton mjaft qartë se në La Liga mund të garojnë vetëm ekipet që janë anëtarësuar në federatën spanjolle.
Një ligj i tillë do të thotë se nëse Barcelona nuk anëtarësohet në federatën spanjolle, ose nëse nuk pranohet nga UEFA dhe FIFA, gjithmonë nëse Katalunja shpall pavarësinë, Europa do të humbiste ekip të madh si Barcelona. Por një hipotezë të tillë e ka hedhur poshtë menjëherë presidenti Sandro Rosell, i cili ka deklaruar se Barcelona do të vazhdojë që të luajë në La Liga edhe nëse Katalunja fiton pavarësinë nga Spanja. Rosell e ka ilustruar deklaratën e tij më principatën e Monakos, e cila garon në kampionatin francez. Theskojmë që prej disa viteve Katalunja ka krijuar një ekip futbolli duke pretenduar që të garojë e pavarur nga Spanja, por oraganet më të larta të futbollit botëror nuk e kanë njohur. Ndërkohë që drejtuesit më të lartë të shtetit spanjoll nuk dëshriojnë të heqin dorë nga rajoni i Katalunjës, një problem i tillë ka sjellë edhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, pasi do të krijonte probleme akoma më shumë në Katalunjë.Sakaq nga një sondazh të bërë nga e përditshmja spanjolle “AS”, nëse duhet të pranohej Barcelona në La Liga nëse fitonte pavarësinë, përgjigja ka qënë negative.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com