KATAR 2022/ Surprizat s'kanë fund, Portugalia jashtë Kupës së Botës! Maroku skuadra e parë afrikane në histori që prek gjysmëfinalet, Ronaldo në lot (VIDEO)

FT/ Marok 1 - 0 Portugali (En Nesyri 42')

Maroku fitoi 1-0 me Portugalinë në çerekfinalen e Kupës së Botës duke nxjerrë jashtë luzitanët e Ronaldos. Për herë të parë në histori, një ekip afrikan merr biletën për në gjysmëfinalet e një Kupe Bote. Goli i En Nesyri në minutën e 42 vendosi ndeshjen, teksa 40 minuta në pjesën e dytë luajti edhe Ronaldo, me kapitenin e Portugalisë që e nisi ndeshjen nga stoli.

Dueli nisi i ekuilibruar, me skuadrat që nuk lanë hapësira pas për mos rrezikuar pësimin e golit. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 42 të ndeshjes nga En Nesyri. Asisti i Attiat dhe gafa e portierit Costa të Portugalisë bëri që Maroku të shënonte golin që i fut në histori.

Edhe pse në pjesën e dytë Portugalia provoi të shtynte përpara, djemtë e Santos nuk ia dolën ta dërgonin ndeshjen me shtesë edhe me Ronaldon në fushë. Në fundin e duelti Maroku mbeti me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Cheddira. Fundi i ndeshjes solli edhe lotët e Ronaldos. Tanimë afrikanët në fazën gjysmëfinale do përballen me Francën (14.12.2022).

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
Shkroi historinë me Marokun dhe eliminoi dy superfuqi të futbollit, trajneri: Jemi si 'Roki Balboa' në Botëror

Trajneri i Marokut, Waild Regragui foli pas fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër Portugalisë dhe avancimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Pasi larguan Spanjën nga kompeticioni, tanimë Maroku largon edhe Portugalinë.

"Pas Spanjës ia dolëm përsëri të triumfonim ndaj një ekipi të madh si Portugalia. Dhamë maksimumin, kishim disa lojtarë të dëmtuar, por ata që luajtën dhanë gjithçka deri në fund. Ky grup ka një shpirt të lartë gare. Para ndeshjes u thashë lojtarëve që ishte momenti të shkruanim historinë për Afrikën. Jam shumë, shumë krenar për ta. Kur sheh filmin Roki Balboa, t’i dëshiron të bëhesh Roki Balboa, pasi ai punon shumë. Ne jemi Roki i kësaj Kupe Bote", tha Regragui. Për herë të parë në histori, një ekip afrikan merr biletën për në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.

Ora 20:16
VIDEO/ Tifozi bën gjestin e turpshëm kundër Cristiano Ronaldos, siguria e nxjerr nga stadiumi

Maroku fitoi 1-0 me Portugalinë duke nxjerrë jashtë Botëorit skuadrën luzitane. Përpara nisjes së ndeshjes ka pasur një incident të pakëndshëm për Ronaldon. Ylli i sulmit u la në stol nga Santos, me sulmuesin që u sulmua me ujë nga një tifoz. Në momentin që 37 vjeçari u pozicionua në pankinë, një nga tifozët i ka hedhur ujë. Në këto momente shumë tifozë janë acaruar për këtë veprim, me sigurinë e stadiumit që e ka nxjerrë jashtë tifozin problematik.

Ora 19:45
VIDEO/ Një komb në festë, tifozët e Marokut 'pushtojnë' Europën

Maroku mundi 1-0 Portugalinë dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke u bërë i pari ekip afrikan që shkon në këtë nivel. Ekipi që shkroi historinë ka një mbështetje të madhe në çdo qytet ku jetojnë marokenët. Në Milano, Romë apo edhe qytete në Europë ka pasur festë të madhe nga shtetasit e Marokut. Veç saj në qytetin e Marrakech në Marok festa ka qenë e madhe me ndeshjen që është ndjekur drejtpërdrejt nga mijëra tifozë në shesh.

Ora 19:13
'Mos më prekni, do them atë që mendoj', Bruno Fernandes pas eliminimit: Duan t'ia japin Argjentinës Botërorin ndaj na sollën atë arbitër

Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës pas humbjes 1-0 nga Maroku ka turbulluar lojtarët luzitanë. Pas Pepe është Bruno Fernandes që akuzon arbitrin argjentinas Facundo Tello për njëanshmëri.

"Mos më prekni, dua të them atë që kam për të thënë. Nuk e di nëse duan t’ia japin Argjentinës këtë Botëror. Është shumë e çuditshme të kesh një arbitër që ka ende Kombëtaren e tij në lojë, ne nuk kemi asnjë arbitër portugez. Keni gjyqtarët e Champions League, ata kanë nivel dhe cilësi për të qenë këtu. Arbitrat anuan qartë nga Maroku. Në pjesën e parë ishte penallti e pastër në rastin tim. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time që të bie kur jam vetëm për vetëm me portierin, ku unë edhe mund të gjuaja në atë situatë", tha Bruno Fernendes.

Ora 18:55
VIDEO/ Turpëruan Portugalinë në Kupën e Botës, futbollisti i Marokut vallëzon me të ëmën pas ndeshjes

 

Maroku është në katër skuadrat më të mira në botë sa i takon Botërorit 2022. Afrikanët fituan 1-0 me Potugalinë ndërsa në fundin e ndeshjes ka pasur festë. Sofiane Boufal, futbollisti i Marokut është filmuar duke vallëzuar dhe festuar me nënën e tij pas ndeshjes.

 
Ora 18:35
Akuza të forta nga Pepe: Dëgjuan Messin dhe na sollën një arbitër nga Argjentina

Portugalia humbi 0-1 me Marokun në Kupën e Botës duke dalë jashtë Botërorit. Pas ndeshjes mbrojtësi luzitan Pepe e ka pasur gjithë mllefin me arbitrimin (Facundo Tello) duke thënë se FIFA dëgjoi Messin pas akuzave të djeshme dhe i dërguan një gjyqtar nga Argjentina.

"Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të gjykojë një ndeshje si kjo. Jam shumë i trishtuar, për atë që humbëm. Ishin 90 minuta ku ata u munduan gjithmonë të ndalnin lojën tonë me faulle të lehta, gjyqtari nuk jepte kartonë, nuk i tërhiqte vëmendjen. Kështu shkoi gjithë loja, vetëm faulle. Ata patën fatin që shënuan një gol. Ne punuam shumë dhe bëmë shumë për të fituar ndeshjen. Ishim gjithmonë para, pësuam në mënyrë të papritur një gol, por ishim gjithmonë më të fortë se ata. Ishte e papranueshme të kishim një gjyqtar argjentinas që drejtonte ndeshjen, pasi u dëgjuan fjalët e Messit, ndërsa vjen e na gjykon argjentinasi. Në pjesën e dytë nuk u luajt aspak, ai dha vetëm 8 minuta shtesë. Vetëm ne luajtëm në pjesën e dytë. Jemi të mërzitur, kishim cilësi për të fituar, për fat të keq nuk ia dolëm. Nuk na lejuan të luanim", tha Pepe.

Ora 18:13
VIDEO/ Ronaldo qan si fëmijë pas eliminimit, kapiteni i Portugalisë luan për herë të fundit në Botëror

 

Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 1-0 nga Maroku. Në fundin e ndeshjes kapiteni i luzitanëve, Cristiano Ronaldo ka qarë si fëmijë duke shkuar për në dhomat e zhveshjes. Në moshën 37 vjeçare, kjo duket se ishte ndeshja e fundit e sulmuesit në një Kupë Bote.

 
 
Ora 17:03
FOTO/ Ronaldo në stol për herë të dytë këtë Botëror, Georgina Rodriguez e zhgënjyer në tribunë

Maroku dhe Portugalia po luajnë për fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Trajneri Santos te luzitanët ka lënë në stol për herë të dytë këtë Botëror Cristiano Ronaldon. I zëvendësuar nga 21 vjeçari Ramos, kapiteni nuk duket shumë i lumtur në stol, teksa këtë gjë e reflekton në tribuna edhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez.

Ora 16:46
VIDEO/ Gafë e rëndë te Portugalia, Maroku ndëshkon europianët! Festë e madhe në stadium

42' / Marok 1-0 Portugali. En Nesyri kalon në avantazh Marokun. Një krosim i Attiatt nga e majta e sulmit dhe dalja e pa studiuar e portierit Costa bën që Maroku të kalojë në avantazh.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ????????????: 10/12/2022 19:28

    Kur flet dhe pepia per loje te ndershme. Per lijtare fer????

    Përgjigju
  • Fausto Bertinoti: 10/12/2022 18:44

    ore si shpjeghet qe komunistet sorosiane jane me mesin, juventusin argjentinen, barcelnen, marokun...pse jane gjithmone me nje lloj kategorie

    Përgjigju
    • Mhamuti: 10/12/2022 19:13

      Po Saliu qe eshte komunist me ke do jet valle?

  • Beni: 10/12/2022 15:23

    Ky Ronaldua eshte ber me keq se berisha do te dali ne pension duke luajtur , duhet ta kishte mbyll me nder dhe jo te katandiset si mos me keq

    Përgjigju
    • Ademi: 10/12/2022 19:08

      Njesoj si saliu,,vec Ronaldo qane si ato cupat e llastruara,ndersa saliu te vret dhe te qane .

    • Shiko Bablokun ti: 10/12/2022 18:59

      I qafsh hallin se 200 milion euro do i jape per sezon Arabia Saudite

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen