Franca luan me Argjentinën të diel në 16:00 finalen e Kupës së Botës në "Lusail Stadium". RMC Sport bën me dije se trajneri i "Gjelave", Didier Deschamps është në hall për dy nga lojtarët e ekipit. Raphael Varane dhe Ibrahima Konate vuajnë një virus, me futbollistët që nuk kanë qenë në stërvitjen e fundit me ekipin.
Varane dhe Konate po luftojnë me gripin, teksa mbrojtësi i Manchester United ka simptoma më të lehta ndërsa ai i Liverpool ka më tepër vështirësi. Do jetë stafi mjekësor që do monitorojë gjendjen e lojtarëve në prag të finales me Argjentinën. Pas fitores me Marokun dhe mungesave të Rabiot dhe Upamecano, Deschamps do ketë sërish "dhimbje koke" sa i takon skuadrës titullare.