FIFA ka bërë një hap pas në lidhje me ndalimin e disa flamujve me mesazhe në stadiumet e Katarit.

Nga sot janë marrë masat që të lejohen shiritat dhe flamunjtë e LGBTQ+, por edhe pankartat për të drejtat e vajzave në Iran. FIFA thotë se është në dijeni të disa incidenteve dhe në bashkpunim me vendin organizator këto objekte me mesazhe të caktuara do lejohen të shfaqen në stadium.