KATAR 2022/ Nënkampionët e botës e nisin me barazim, Kroaci-Marok mbyllet 0-0 në Doha (VIDEO)

Është mbyllur pa gola sfida e nënkampiones së botës Kroacisë me Marokun, që ishte e para për grupin F. Në stadiumin 60 mijë vendësh ‘Al Bayt’ kombëtaret në fjalë menduan më shumë të mos humbisnin sesa të fitonin.

Diçka më shumë bëri Kroacia që tentoi në dy raste në pjesën e parë. Fillimisht një silurë e Perisic dhe më pas Modric.

Në pjesën e dytë rastet ishin me pikatore, ndërsa për t’u veçuar ishte dëmtimi i Marzauit të Maroku, anësori i cili luan te Bayern Mynchen. Favorite për këtë sfidë ishte kombëtarja ballkanase pavarësisht se edhe Maroku kishte ‘yje’ si Hakimi i Paris SG apo Ziych i Chelsea-s.

Dy skuadrat e tjera që bëjnë pjesë në grupin F janë Belgjika dhe Kanadaja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
VIDEO/ Pjesa e dytë kundër Kroacisë nisi me vonesë, trajneri shkon dhe nxjerr lojtarin e Marokut nga tualeti

Kroacia dhe Maroku barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të grupit F për Botërorin 2022. Pjesa e dytë nisi me disa minuta vonesë dhe kjo për shkak të mesfushorit të Marokut, Amrabat. Me 21 futbollistë që ishin në fushë, Amrabat kishte nevojë për kohë pasi ndodhej në WC. Është dashur që trajneri i Marokut të futej në dhomat e zhveshjes për të marrë lojtarin.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja