Brazili dhe Korea e Jugut luajnë të hënë në 20:00 në fazën me eleminim direkt në Kupën e Botës. Përpara ndeshjes trajneri i Selecaos ka konfirmuar se Neymar është rikthyer me grupin dhe në bazë të gjendjes së tij do vendoset nëse do jetë në fushë. Në konferencën për mediat, Tite ka konfirmuar se ylli i sulmit është bashkuar me ekipin në stërvitje.
"Po, Neymar do të luajë. Ai do të stërvitet me ne dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë në fushë”, tha Tite.
Kujtojmë se sulmuesi u dëmtua një javë më parë në ndeshjen kundër Serbisë në përballjet e fazës së grupeve, duke munguar për të tijtë në dy ndeshjet e tjera.